Key Points
- Dëmi i mundshëm nga lojërat e fatit shtrihet nga problemet financiare deri tek problemet e shëndetit mendor.
- Familja dhe miqtë preken nga varësia e dikujt, por ka mënyra për t'ju ardhur në ndihmë
- Ndjeshmëritë kulturore mund t'i pengojnë njerëzit të kërkojnë ndihmë.
- Per t'u ardhur ne ndihmë më mire njerëzve të tyre te dashur, edhe familja dhe miqtë kanë nevoje per mbështetje.
Një varësi e fshehur me pasoja reale
Rreziku i dëmtimit në lojërat e fatit në internet dhe jashtë linje mund të mos jetë gjithmonë i dukshëm, thotë profesoresha e Psikologjisë në Universitetin e Sidneit, Sally Gainsbury.
Profesoresha Gainsbury është Drejtoreshe e Qendrës së Trajtimit dhe Kërkimit të Lojërave të Fatit të universitetit.
Ajo thotë se rruga drejt rimëkëmbjes nga problemi i lojërave të fatit është një proces kompleks, si për individin që ka vështirësi, ashtu edhe për njerëzit përreth tyre.
Shumë shpesh njerëzit bien prapë në të njëjtën varësi, thotë ajo.

Bastet në internet priren të tërheqin një grup të ndryshëm nga ai i makinave të pokerit, por dëmet janë të njëjta Credit: Getty Images/becon
Sipas Institutit Australian të Shëndetit dhe Mirëqenies, 7.2% e të rriturve janë në rrezik të dëmtimit të lojërave të fatit.
Komunitetet e larmishme kulturore dhe gjuhësore nuk luajnë me lojrat e fatit më shumë se popullata e përgjithshme, por hulumtimet tregojnë se ato janë më të ndjeshme ndaj dëmtimit prej lojërave të fatit.
Natalie Wright, Drejtoreshe e Zyrës së Problemeve me Kumarin në NSW, thotë se njerëzit nga komunitete të ndryshme që përballen me probleme të lojërave të fatit ka të ngjarë të shmangin kërkimin e ndihmës për shkak të turpit dhe stigmës.
Këshillimi në shumë komunitete është një koncept vërtet i huaj, perëndimor. Pra, shpesh ekziston një nocion që njerëzit duan t'i mbajnë gjërat brenda familjes.Natalie Wright, Drejtoreshe e Zyrës së Kumarit në New South Wales

Dëmi nga kumari nuk prek vetëm personin që luan Credit: Getty Images/uniquely India
Të afërmit dhe miqtë e njerëzve që përjetojnë probleme të lojërave të fatit mund të prekn gjithashtu.
Ata shpesh përjetojnë dëme financiare të lidhura me problemin e lojërave të fatit. Ka të ngjarë qe të përjetojnë stres në marrëdhënie dhe duhet të përballen me pasojat negative qe vijne pas.
“Pra, këtyre njerëzve u duhet mbështetje për veten e tyre, pavarësisht nëse personi po përpiqet të ndryshojë. Kjo eshte gjithashtu e dobishme kur ata po përpiqen të ndihmojnë dikë që po përpiqet të shërohet, "shpjegon Prof Gainsbury.

Ndryshimet në mirëqenien financiare të dikujt mund të jenë një shenjë se kumari është bërë problematik. Credit: Getty Images/Narisara Nami
Ai thotë se familja e tij e ngushtë gjithashtu u prek dhe se ata kanë qenë gjithmonë mbështetës gjatë gjithë rimekembjes së tij.
Adami thote se një i afërm i ngushtë kërkoi vetë ndihmë përmes këshillimit per shërimin e tij.
“Ata ishin më në gjendje të mbështesin kërkesat e mia për shërim, të cilat ndonjëherë mund të jenë shumë të vështira për t'u kuptuar kur nuk je i varur.
“Mendoj se marrja e ndihmës profesionale e bëri familjen time të kuptojë se ata nuk kishin faj për varësine time. Dhe filluan te më kuptonin më mirë.”
Për Adamin, pika e kthesës së rimëkëmbjes së tij erdhi përmes Kumarxhinjve Anonimë, që është një shoqëri e burrave dhe grave që ndajnë përvojat e tyre dhe ndihmojnë të tjerët të shërohen nga problemet me lojërat e fatit.
Por, thotë ai, cdo njeri e kërkon ndihmën ndryshe.
Kam parë njerëz që ja kanë me sukses duke shkuar në terapi çdo javë, ose duke ndryshuar punën dhe stilin e jetës.Adami*, duke u rikuperuar nga problemi i kumarit

Mbështetja nga te prekurit e tjere dhe forumet në internet mund të jenë të dobishme për disa. Credit: Getty Images/Marco VDM
Çdo mënyrë mbështetëse mund të jetë e dobishme, për sa kohë që ofrohet ndihma e duhur, thotë Prof Gainsbury.
Ajo e krahason trajtimin me probleme të lojërave të fatit me një situatë emergjente në një avion, ku pasagjerët këshillohen të vendosin maskën e oksigjenit përpara se të ndihmojnë të tjerët.
Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se ka shumë mbështetje në dispozicion për ta, ata nuk janë vetëm.. [dhe] kini parasysh shprehjen e venies së maskës suaj të oksigjenit në fillim.Profesoreshe Gainsbury.

Some people feel more comfortable asking their doctor to direct them to a specialised service. Credit: Getty Images/nahsoon
Fushata e qeverisë së NSW "The Number that Changed Our Life", synon të ndihmojë njerëzit nga komunitete të ndryshme që përballen me probleme me lojërat e fatit dhe nuk janë të sigurt se si të marrin ndihmë.
Porta e parë për këdo që ka nevojë për ndihmë në NSW është Gamble Aware në 1800 858 858. Faqja e tyre e internetit është përkthyer në pesë gjuhë të komunitetit, duke përfshirë arabishten, kinezishten e thjeshtuar dhe tradicionale, hindisht, koreanisht dhe gjuhen vietnameze.
Këshillimi financiar është gjithashtu i disponueshëm.
Nëse keni borxhe për shkak të abuzimit me lojërat e fatit të njeriut tuaj të dashur, mund të kërkoni këshillim financiar, rekomandon zonja Wright.
Këshillimi në mbi 50 gjuhë është i disponueshëm për këdo në të gjithë shtetin," thotë zonja Wright.
Në fund të fundit, mbështetja e dikujt me një problem kumari, thotë ajo, shkon dorë për dore me inkurajimin e tyre për të kërkuar ndihmë profesionale.
*Jo emri i tij i vërtetë.
Për të kërkuar ndihmë telefononi ose klikoni në lidhjet e mëposhtme: