Në vitin 2023, Viti i Ri Hënor do të mbahet më 22 janar.
Festimet e Vitit të Ri përbëhen nga katër elementë. Ato fillojnë një javë më parë me Vitin e Vogël, pasohen nga një ditë përkujtimore dhe lutjeje, e ndjekur nga nata e Vitit të Ri, që është një ditë ribashkimi dhe dhënieje dhuratash.
Doktoreshë Pan Wang, një lektore e Studimeve Kineze dhe Aziatike në Universitetin e New South Wales shpjegon se Festivali i Pranverës zgjat pesëmbëdhjetë ditë deri në diten e Festës së Fenerëve.
"Viti i Ri Hënor është fillimi i një viti kalendarik hënor. Bazuar në ciklet e hënës, ai mund të quhet edhe Viti i Ri Kinez ose Festivali i Pranverës", thotë ajo. "Festohet në Kinë dhe në vende të tjera të Azisë Lindore si Koreja, Vietnami, Japonia," shpjegon Dr Wang.
Ai festohet gjithashtu në Malajzi dhe Mongoli, si dhe prej shumë diasporave në mbarë botën.
Viti i Ri Hënor ka një histori rreth 4000 vjecare, duke filluar nga dinastia Xia ose Shang, shton Dr Wang.

Source: Getty / Getty Images/Kiszon Pascal
"Një mundësi për të mësuar rreth kulturave të Azisë Juglindore dhe Lindore"
Dr Kai Zhang merret me Programin e Gjuhës Moderne Kineze në Shkollën e Kulturës, Historisë dhe Gjuhës në Universitetin Kombëtar Australian në Canberra.
Ajo thotë se festimet e Vitit të Ri Hënor në Australi janë një mundësi e shkëlqyer për njerëzit nga e gjithë bota që të mësojnë rreth kulturave kineze dhe të Azisë Juglindore dhe Lindore në përgjithësi.
“Është një ngjarje kulturore me rrënjë te thella në histori dhe me kuptim shumë të pasur, simbolik, të ngulitur në të”, thotë ajo.
Mënyrat për të festuar Vitin e Ri Hënor
Aktivitetet e Vitit të Ri Hënor përfshijnë vendosjen e zbukurimeve, darkimi me familjen natën e Vitit të Ri, shpërndarjen e zarfave të kuq dhe dhuratave, ndezjen e fishekzjarreve dhe vallet e luanëve dhe të dragoit.
“Viti i Ri Hënor festohet përmes ushqimit, ngrënies së peshkut, dumplings, darkës me familjet dhe me miqtë”, shpjegon Dr Wang. "Ngjyra e kuqe konsiderohet si një ngjyrë shumë me fat. Eshtë gjithashtu ne traditën e kinezëve që t'u japin fëmijëve një zarf të kuq si një mënyrë për të festuar vitin e ri dhe rritjen e tyre."

Chinese dancers perform during the Sydney Lunar Festival Media Launch at the Chinese Garden of Friendship in Sydney on February 9, 2021. Source: AAP / AAP Image/Bianca De Marchi
Iris Tang u rrit në Kinë dhe erdhi në Australi 20 vjet më parë.
Ajo thotë se ndryshimi kryesor midis festimeve në Australi dhe në Kinën kontinentale është se në vendlindjen e saj ka një festë të gjatë publike që përkon me festimet e Vitit të Ri Hënor – është koha kur qindra miliona njerëz udhëtojnë per në vendlindjet e tyre në Kinë për t'ju bashkuar familjes.
Sipas Tang, ushqimi është një pjesë e rëndësishme e festimeve të Vitit të Ri Hënor në Australi, ashtu siç është në Kinë.
“Personalisht, e festoj me familjen dhe miqtë e mi këtu në Canberra, duke përgatitur plot ushqime. Ulemi rreth tavolinës dhe bëjmë qindra dumplings.
"Unë bëj më shumë se një vakt dhe mund t'i ngrij për më vonë, për t'i ngrënë gjatë festimeve të vitit të ri."
Kalendari tradicional kinez
Edhe pse Kina e sotme përdor kalendarin Gregorian, kalendari tradicional kinez përdoret gjithashtu gjerësisht, si në Kinë ashtu edhe midis kinezëve jashtë shtetit, pasi specifikon festat tradicionale, të tilla si Viti i Ri Kinez hënor, Festivali i Fenerëve dhe festivali Qingming.
Ai gjithashtu jep nomenklaturën tradicionale kineze të datave brenda një viti që njerëzit e përdorin për të zgjedhur ditë të favorshme për dasma, funerale, lëvizje ose fillimin e një biznesi, shpjegon Dr Pan Wang.
Kalendari tradicional kinez është diellor hënor. Ai është bazuar nga lëvizjet e hënës dhe diellit, kështu që merr parasysh orbitën e hënës rreth Tokës dhe orbitën e Tokës rreth diellit.
"Në këtë kalendar, fillimi i muajit përcaktohet nga faza e hënës. Pra, si në shumicën e kalendarëve hënor, muajt kanë 29 ose 30 ditë, dhe fillimi i vitit përcaktohet nga viti diellor," Dr. thotë Wang.
Variante të kalendarit tradicional kinez përdoren në të gjithë Azinë Lindore.

Source: Getty / Getty Images/d3sign
Festivali i Fenerëve
Festimet e Vitit të Ri Hënor tradicionalisht zgjasin rreth dy javë, nga nata e Vitit të Ri Hënor deri në Festivalin e Fenerëve, që mbahet në ditën e pesëmbëdhjetë të vitit hënor, shpjegon Dr Kai Zhang.
Festa e Fenerëve përkon me ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të parë, sipas kalendarit kinez.
"Quhet Festivali i Fenerëve sepse sipas traditës familjet bëjnë fenerë të vegjël për fëmijët e tyre dhe ata i ndezin fenerët jashtë derës së shtëpise," thotë ajo.
"Kjo traditë është e vjetër qysh nga dinastia Tang dhe zbatohet gjeresisht edhe sot."
"Një kohë për të respektuar paraardhësit"
Dr Craig Smith është një lektor në Studimet e Përkthimit (Kinezisht) në Institutin e Azisë në Universitetin e Melburnit.
Ai ka jetuar në Tajvan dhe Korenë e Jugut për disa vite dhe ruan kujtime të shkëlqyera nga festimet e Vitit të Ri Hënor në të dy vendet.
Dr Smith thotë se në Korenë e Jugut, Dita e Vitit të Ri Hënor është koha për të respektuar paraardhësit, një traditë që e ndajnë edhe kultura të tjera.
"Në ditën e Vitit të Ri, të gjithë shtrojnë një vakt për paraardhësit e tyre të vdekur, u bëjnë nderimet dhe u ofrojnë atyre pije," thotë Dr Smith.

رقص شیر Source: Getty / Getty Images/Nigel Killeen
"Histori që kthehet mijëra vjet më parë"
Dr Smith thotë se ka shumë elementë në festimet tradicionale të Vitit të Ri Hënor që vijnë nga vende të tjera përveç Kinës.
Për shembull, vallja e luanit, i cili tradicionalisht shfaqet gjatë paradave të Vitit të Ri Hënor.
Kur akademikët e analizojne traditën e valles së luanit, u duhet ta kthejnë kokën mijëra vjet më parë. Shumë tradita, fe, muzikë, dhe arte erdhën në Kinë nga vendet e Azisë perëndimore dhe qëndrore, veçanërisht vendet përgjatë rrugës së famshme të mëndafshit. "shpjegon Dr Smith.
Ka shumë të ngjarë që tradita e valles së luanit t’i ketë rrënjët e saj jashtë Kinës. Shumë studiues e kanë lidhur atë me traditat persiane bazuar në analizat gjuhësore dhe historike.

A stall seen selling Chinese New Year products during the Georges River Lunar New Year Festival in Sydney on January 18, 2020. Source: AAP / AAP Image/Jeremy Ng
2023 është viti i lepurit, duke filluar nga Dita e Vitit të Ri Hënor Kinez dhe zgjat deri më 10 shkurt 2024.
Sidoqoftë, në Vietnam, ky është Viti i Ri Hënor i maces, në vend të lepurit.
Viti zodiak kinez fillon dhe përfundon në Vitin e Ri Hënor.
Çdo vit, në ciklin e përsëritur të zodiakut prej 12 vjetësh përfaqësohet nga një kafshë zodiakale, secila me atributet e veta të njohura. Lepuri është i katërti i zodiakut.
Sipas renditjes, ata janë Miu, Kau, Tigri, Lepuri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Dhia, Majmuni, Gjeli, Qeni dhe Derri.