Pikat Kryesore
- Ceremonia e Mirëseardhjes në Vend ndryshon nga ajo e Njohjes së Vendit
- Vetëm Kujdestarët Tradicionalë të një zone të caktuar mund ta kryejnë ceremoninë "Mirë se vini në Vend"
- Ne internet gjenden burime të disponueshme për t'ju ndihmuar të përgatisni fjalimin e Njohjes
"Mirë se vini në Vend" mund të kryhet përmes një kërcimi tradicional ose si ceremoni tymi, në fillim të një ngjarjeje. Rituali i mirëseardhjes kryhet nga Kujdestarët Tradicionalë të tokës në të cilën mbahet takimi apo ngjarja.
Çfarë kuptimi ka ceremonia e Mirëseardhjes?
"Mirë se vini në Vend" ka të bëjë me sigurimin e qetësisë shpirtërore, thotë Jude Barlow, një e urtë nga Ngunnawal, rajoni i Canberra-s.
“Të jesh i mikpritur në vend do të thotë që u ke marre leje paraardhësve të tu shpirtërorë dhe po u thua ‘Lëreni këtë person të kalojë. Ai/ajo nuk do t'i sjellë asnjë dëm këtij vendi, ndaj mos e dëmtoni”, thotë ajo.
"Kur shkel në një vend tjetër të Kombeve të Parë, kam nevojë që të ndihem e mirëpritur, në mënyre që të ndjej se shpirtrat janë në rregull me mua; sepse ata janë ende me ne - tek kafshët, tek pemët."
Çfarë është Vendi?
Termi "Vend" përfaqëson disa ide komplekse. Përdoret për të përshkruar tokën, rrugët ujore dhe qiejt, por gjithashtu mishëron idenë e jetës, familjes dhe marrëdhenieve, thotë Jude Barlow.
“Ndjej nje energji të vecante kur jam në Vend. Kur nuk jam këtu, diçka në jetën time më mungon. Lidhja me paraardhësit e mi bëhet më e forte, sepse aborigjenët kanë histori orale dhe Vendi i përmban ato histori.”
Kush mund ta kryejë "Mirëseardhjen në Vend?
Ceremonia e Mirëseardhjes mund të kryhet vetëm nga Kujdestarët Tradicionalë të tokës ku po takoheni.
Shpesh Kujdestarët janë te njohur zyrtarisht si Pronarët Tradicionalë për një zonë të caktuar, thotë Paul Paton. Ai është nga fisi Gunnai dhe Monaro të Australisë juglindore, dhe shef ekzekutiv i Federatës së Pronareve Tradicionalë të Victoria-s.

Welcome to Country performed at Big Bash League, Perth Source: Paul Kane/Getty Images
“Pronarët tradicionalë janë të lidhur me një vend apo zone të caktuar dhe është me të vërtetë e rëndësishme që ta nderojmë lidhjen e tyre me atë pjesë toke, apo me atë peizazh kulturor, sepse ështe nje lidhje e qëndrueshme prej mijëra brezash”, thotë ai.
Në disa pjesë të Australisë, Kujdestarët Tradicionalë janë të njohur zyrtarisht, ndërsa në të disa tjera, identifikimi i Kujdestarëve kërkon disa kërkime.
Organizatat qeveritare dhe këshillat lokale shpesh mund t'ju ndihmojnë që të lidheni me Pronarët Tradicionalë.

Welcome to Country performed before Super Netball, Melbourne 2022 Source: AAP Image/James Ross
Si ndryshon rituali i "Njohjes së Vendit"?
"Njohja e Vendit" eshte nje ritual respekti qe kryhet po ashtu në fillim të takimeve dhe ngjarjeve. Ajo që e ben te ndryshëm është se ky ritual nuk ka nevojë të kryhet nga një Kujdestar Tradicional.
"Njohja e Vendit mund të bëhet nga të gjithë ne, bardh e zi, ngado që vijmë," thotë e urta në rezidence për SBS, Rhoda Roberts.
“Pra, Njohja është të pranosh që mund të jesh duke punuar ose jetuar në një vend që nuk është vendi nga vjen, por kjo është e pranueshme nëse tregoni mirënjohje për atë vend dhe u jepni falënderime Kujdestarëve dhe të urtëve të këtij vendi.”
Përgatitja e fjalimit të Njohjes së Vendit
Fjalimi i ceremonisë së Njohjes nuk ka një formulim të caktuar, por qëllimi dhe sinqeriteti me te cilin e kryeni janë thelbësorë. Është një mundësi për të folur nga zemra në vend që të përdorni një skript ekzistues.
Ne internet mund te gjeni burime për t'ju ndihmuar të përgatitni fjalimin e Njohjes.
“Bëjeni këtë ritual jo si një gjë të minutës së fundit, jo përmendësh, por planifikojeni si pjesë të eventit”, thotë Jude Barlow.
"Bëjeni në shenjë respekti."
Gjithmonë kushtojini kujdes përmendjes së Vendit ku po takoheni.

Acknowledgement of Country given by Aunty Yvonne Weldon during the First Nations Fashion + Design show, Sydney 2022 Source: Stefan Gosatti/Getty Images
Përmendni me emër Kujdestarët Tradicionalë të atij vendi, nëse ata njihen zyrtarisht, dhe respektoni Të Urtët e shkuar, të tashëm dhe të ardhëm.
Nëse nuk dihet se cilet jane Pronarët Tradicionalë ose nëse disa grupe tregojnë interes për një pjesë të caktuar të vendit, atëhere është e udhës që të njihen "Pronarët Tradicionale" në përgjithësi, thotë Paul Paton.
"Nëse është një vend i kontestuar, kjo është gjithashtu diçka që duhet pranuar."