Feature

Vaksina COVID-19 ne Australi

Ky “fact sheet” permban informacione te domosdoshme per COVID-19 ne gjuhen tuaj.

Covid-19 Vaccine

Close up of covid vaccine vials Source: AAP Image

Vaksina COVID-19 ne Australi

Qeveria Australiane eshte zotuar t'u siguroje te gjithe australianeve  qasje te hershme ne vaksinat e sigurta dhe efektive COVID-19.

Per te mesuar nese mund te beni nje vaksinim COVID-19 tani dhe ku të rezervoni një takim vizitoni  

Nese jeni te moshes 40 vjeç ose me te vjeter, ju keni te drejte per vaksinim. Disa persona te moshes midis 16 dhe 39 vjeç gjithashtu mund te jene te liste per vaksinim.

Ne  mund te gjeni me shume informacion.

Nese ende nuk jeni ne liste per vaksinim dhe te moshes 18 vjeç e me lart, ju mund te kerkoni qe te njoftoheni se kur do kualifikoheni per tu vaksionuar.

Personat nen 16 vjeç ende nuk kane te drejte te vaksinohen ne Australi.

Ju gjithashtu mund te rezervoni nje takim me mjekun tuaj te përgjithshëm (GP) dhe te gjeni informacione rreth vaksines ne gjuhen tuaj: 

Cilat jane vaksinat e rekomanduara?

Grupi Australian Keshillues Teknik per Imunizimin rekomandon vaksinen COVID-19 Comirnaty (Pfizer) si vaksine e preferuar per persona te moshes midis 16 dhe 59 vjeç.

Vaksina COVID-19 AstraZeneca gjithashtu mund t'u ofrohet personave nga 18 deri ne 59 vjeç.

COVID-19, Mbeshtetja per shendetin tuaj mendor

Koronavirusi me vete ka sjellur shume sfida. Per informacione, keshilla dhe nje varg te gjere te sherbimeve per mbeshtetje te shendetit mendor falas telefononi ose vizitoni faqen e interbetit . Nese deshironi te lidheni me dhe nuk flisni anglisht, mund te thirrni Sherbimin per Perkthim dhe interpretim ne 131 450.

Qeveria Australiane ka siguruar - (nga Medicare) per australianet e prekur nga kufizimet e pandemise COVID-19.

Veshtiresite financiare (Pagesa “Leave Disaster Payment”)

Nese  perballeni me veshtiresi financiare vizitoni   ose telefononi ne Linjen Kombetare te Ndihmes per Borxh ne 1800 007 007.

Qeveria Federale ka nje  “ - pagese fatkeqesie.  

Pagesa vlen per punetoret te cilet nuk mund te fitojne te ardhura sepse ata duhet te vete-izolohen/karantinohen, ose jane duke u kujdesur per dike me COVID-19.

Klikoni meposhtme per te gjetur informacionin e “Pandemic Leave Disaster” ne secilin shtet dhe territor:

Si perhapet COVID-19 dhe si e parandaloni ate?

COVID-19 perhapet nga personi ne person permes:

  • Kontakt i ngushte me nje person ndersa eshte infektues, madje edhe para se te shfaqen simptomat e tyre.
  • Kontakt i ngushte me nje person me infeksion te konfirmuar qe kollitet ose teshtin.
  • Prekja e objekteve ose siperfaqeve (te tilla si dorezat e dyerve ose tavolina) te ndotura nga nje kolle ose teshtime nga nje person me infeksion te konfirmuar, dhe pastaj prekja e gojes ose fytyres tuaj.
Ju mund t’a parandaloni infeksionin duke praktikuar higjiene te mire te duarve dhe teshtitjes/kolles dhe mbajtja e distances nga te tjeret kur jeni i semure eshte mbrojtja me e mire kunder shume viruseve. Cfare duhet te beni :

  • Ruani distancen sociale prej te pakten 1.5 metrash dhe respektoni rregullin 1 person per 4 metra katrore.
  • Lani duart shpesh me uje dhe sapun, para dhe pas ngrenies dhe pasi te keni shkuar ne tualet.
  • Mbuloni kollitjet dhe teshtitjet tuaja dhe perdorni pastrues dore me baze alkooli.
  • Nese nuk jeni mire, shmangni kontaktin me te tjerët (qendroni me shume se 1.5 metra nga njerezit) Qeveria Australiane u sugjeron te gjithe banoreve te shkarkojnë aplikacionin .

Nese shfaqni simptoma, testohuni

Simptomat e koronavirusit mund te variojne nga semundje e lehte e deri te pneumonia dhe jane te ngjashme me rastet e tjera te ftohjeve dhe gripit dhe perfshijne:

  • ethe
  • kollitje
  • veshtiresi ne frymemarrje 
  • fyt i pezmatuar
  • kokedhembje
  • humbje e nuhatjes
  • humbje e shijes
  • hunde qe rrjedh
  • dhimbje ne muskuj  
  • diarrea
  • humbje e apetitit
Autoritetet kane zhvilluar nje Kontrollues te Simptomave COVID19 -   qe mund ta perdorni nga shtepia.

Nuk ka ndonje trajtim specifik per koronavirusin, por shumica e simptomave mund te trajtohen me kujdes mjekesor mbeshtetes. Antibiotiket nuk jane efektive kunder viruseve.

Nese shfaqni simptoma, duhet te testoheni. Mos vizitoni nje klinike shendetesore ose spital pa i informuar ata qe keni simptoma. Ju duhet te qendroni te izoluar ose ne shtepine tuaj, ne hotel ose ne kujdesin shendetesor derisa autoritetet e shendetit publik te konfirmojnë se eshte e sigurt per ju qe te ktheheni në aktivitetet tuaja te zakonshme. Nese deshironi te flisni me dike ne lidhje me simptomat tuaja, telefononi ne Linjen Kombëtare te Ndihmes (Coronavirus) per keshilla. Linja operon 24 ore ne dite, shtate dite ne jave: 1800 020 080.

Ku mund të testoheni?

Klikoni shtetet dhe territoret meposhtme per te gjetur klinikat per COVID-19 test:

Nese jeni diagnostikuar me COVID-19, duhet te vete-izoloni.

A duhet te mbaje maske?

Disa shtete dhe territore Australiane rekomandojne ose kerkojne perdorimin e maskave. Nese rrethanat ndryshojne ne shtetin ose territorin tuaj, keshillat per maskat mund te  ndryshojne. Eshte e rendësishme te qendroni te azhurnuar me keshillat ne vendin tuaj ku jetoni.

Per te qene te azhurnuar me keshillat e fundit rreth  maskave, ndiqni azhurnimet e qeverise tuaj ne vendin ku jetoni:

Nese zgjedhni te mbani maske, me rendesi eshte te:

  • Lani ose disinfektoni duart pasi ta hiqni masken.
  • Mos prekni pjesen e perparme te maskes derisa e vendosni ate ose kur e hiqni ate. Nese e prekni masken, lani ose disinfektoni duart menjehere.
  • Mos lejoni qe maska t’u varet ne qafe.
  • Sigurohuni te mbulon hunden dhe gojen tuaj dhe te pershtatet nen mjekren tuaj dhe ne te dy anet e fytyres tuaj.
  • Lani duart para se te vendosni masken
Maskat per nje perdorim nuk duhet perdorur perseri por duhet te hidhen menjehere pas perdorimit.

Udhëtimi per ne ose brenda Australise

Shtetet dhe territoret mund te zbatojne kufizimet e tyre, duke perfshire mbylljen e kufijve te tyre shteterore.

Mbledhja e detyrueshme e te dhenave

Nga 1 tetori 2020, eshte ne fuqi mbledhja e detyrueshme e te dhenave ne fluturimet e brendshme (ne Australi) per te ndihmuar shtetet dhe territoret kur behet fjale per gjurmimin e kontakteve: emri, adresa e email-it, nje numer kontakti celular dhe vendbanimi juaj.

Kufizime te udhetimeve

Ne fuqi jane masa te perkohshme per fluturimet nderkombetare qe rishikohen rregullisht nga qeveria.

Kjo mund te ndikoje ne fluturimin tuaj ne Australi. Informacioni ndryshon rregullisht.

Për më shumë informacion kontrolloni azhurnimin me te fundit ne .

Kerkesat per karantine dhe testim menaxhohen dhe zbatohen nga qeverite e shtetit dhe territorit:

Klikoni per me shume informacion ne lidhje me kushtet per t'u larguar (udhetuar) nga Australia per ne vendet tjera.


 

Qëndroni te pakten 1.5 metra larg nga njeri tjetri. Per kufizimet ne te gjitha shtetet dhe territoret ne Australi vizitoni :

Nese keni simptoma te ftohjes ose gripit, qendroni ne shtëpi, prenotoni nje test COVID-19 ose kontaktoni Linjen e Informacionit te Shendetit « Coronavirus » ne numrin 1800 020 080.

Lajmet dhe informacionet jane ne dispozicion në 63 gjuhe te ndryshme ne:     


Share
Published 24 March 2020 2:32pm
Updated 12 August 2022 3:03pm
By SBS Audio, Language Content
Source: SBS


Share this with family and friends