Vrasesit e heshtur: Temperaturat e larta dhe demtimi i lekures gjate veres ne Australi

Australia sapo kaloi Nentorin me te nxehte ne histori. E megjithese dukuria La Nina pritet qe te sjelle nje vere me te lagesht, Byroja e Statistikave paralajmeron se periudhat e nxehta do te zgjasin me shume. Sipas eksperteve te gjithe duhet te kene kujdes per te parandaluar problemet qe sjell vapa.

boy jumping in a pool

boy jumping in a pool Source: Getty Images

Australia vitin qe kaloi pati veren me te nxehte ne histori. Byroja e Meterologjise paralajmeron se edhe kjo vere do te jete e nxehte.

Drejtori i Byrose, Dr Andrew Watkins, tha:

“Nuk besoj se temperaturat do te arrijne nivelet e vitit qe shkoi, megjithate vapa do te zgjase me shume dhe do te ndikoje me shume ne shendetin e njerezve",

Nick Banks, Drejtori i Sherbimeve te Urgjences ne Kryqin e Kuq tha se njerezit duhet te jene shume te kujdesshem gjate diteve te nxehta te cilat mund te shkaktojne vdekje.

"Shume nuk e dine se sa njerez vdesin nga temperaturat e larta. Shpesh keto shifra nuk permenden perkrah permbytjeve, zjarreve, cikloneve. Por ka shume njerez qe jane ne rrezik. Ketu futen te moshuarit, grate shtatzena, femijet, personat me paaftesi dhe ata me semundje te tjera".

Banks i inkurajon te gjithe qe te kujdesen per personat e dashur gjate kesaj periudhe.

"Shume mund te kene nevoje per me shume hije ne shtepi – nje cati, nje pelhure, nje lloj tjeter mbulese qe do ta mbaje shtepine te fresket. Mire eshte qe te bisedoni me ta shpesh dhe te siguroheni qe jane mire".

Uji eshte pija e duhur per te parandaluar dehidratimin.                    

“Edhe sikur te mos kesh etje, duhet e pish uje dhe t eulet konsumin e alkolit, kafes dhe cajit".
babe drinking water on the beach
Source: Getty Images/ArtMarie
Drejtori i Sherbimit te Traumave ne Spitalin e Melbourne, Dr Warwick Teague thote se goditja nga vapa nund te sjelle probleme urgjente.

Dr Teague thote se nese vini re se dikush shfaq shenja, duhet te veproni shpejt.  

“Futini ne hije, jepini lengje te ftohta, hiqni ndonje veshje te panevojshme dhe bejini fresk".

Edhe nese temperatura nuk eshte e demshme, shfeja e Keshillit te Kancerit ne Queensland, Chris McMillan thote se njerezit duhet te ndjekin masat e SunSmart per te parandaluar djegien nga dielli.

“Nje nga kurthet me te shpeshta eshte fakti se njerezit nuk e kuptojne lidhjen per rrezeve ultraviolet dhe nxehtesise. Me rritjen e temperaturave rritet edhe niveli i ketyre valeve te demshme. Ato sjellin kancerin e lekures".

Australia eshte kryeqyteti i botes per numrat e kancerit te lekures ku me shume se 11,500 Australiane diagnostikohen me melanome çdo vit.

Hulumtimet tregojne se ekspozimi ndaj niveleve te larta te rrezatimit ultraviolet shkakton kancer te lekures ne te pakten dy ne tre Australiane para se te mbushin 70 vjeç, pavaresisht nga lloji i lekures.

Shifrat e departamentit te urgjences Viktoriane tregojne se nga gjysma e njerezve qe paraqiten ne urgjencat e spitalit per djegien nga dielli gjate sezonit te veres 2018-19, ishin fëmijë.

Dr Teague thote se femijet duhet te lyen me krem 20 minuta perpara se te dalin ne diell.

 "Lekura mund te digjet brenda 15 minutave dhe per kete arsye kremi duhet te vendoset cdo dy ore. Nganjehere edhe me shpesh sidomos ne se futeni ne uje".

 Per nje vere te sigurt ndiqni keshillat e mjekeve.
flip flops australian flag beach towel
Source: Getty Images/Tracey Dee
For more information on SunSmart ideas, visit the website.

You can download free UV index apps from or websites.  

Call 000 immediately If you or someone is in a life-threatening situation. 


Share
Published 13 December 2020 5:58pm
Updated 18 December 2020 12:20pm
By Amy Chien-Yu Wang
Presented by Majlinda Lulo, Sani Kajtazi


Share this with family and friends