Key Points
- Fushata “Ndale që në krye” synon të thyejë ciklin e dhunës duke inkurajuar të rriturit që të kenë ndikime pozitive tek të rinjtë.
- Duhet të ndalojmë justifikimet dhe t'i edukojmë fëmijët që të sillen me respekt
- Burime ne internet janë të disponueshme për t'ju ndihmuar të përfshiheni në bisedë
Sa shpesh kemi dëgjuar fraza të tilla si "djemtë mbeten djem" ose "nuk ka gje, ta bëri kështu sepse të pëlqen", për sjellje negative ose agresive ndaj vajzave apo grave?
Ekspertët thonë se megjithëse këto fraza duken të padëmshme në sipërfaqe, ato në fakt e normalizojmë pa vetëdije agresionin si diçka që është e natyrshme tek djemtë ose diçka që provokohet nga vajzat.
Jo të gjitha format e mosrespektit çojnë në dhunë, por dhuna ndaj grave fillon me sjellje mosrespektuese. Ne mund t'i japim fund këtij cikli duke e ndalur atë që në krye.
Çfarë është fushata “Ndale që në krye”?
Fushata "Ndale qe ne krye" është një iniciativë e Këshillit të Qeverive Australiane, që synon të thyejë ciklin e të gjithë dhunës me bazë gjinore.
Fushata filloi në vitin 2016, pasi u bënë të disponueshme statistika tronditëse për dhunën ndaj grave dhe fëmijëve.
Sipas të dhënave nga Byroja Australiane e Statistikave,
- Një në tre gra ka qenë viktimë e dhunës fizike apo seksuale, që në moshën 15-vjeçare, nga dikush i njohur për to.
- Pothuajse një në katër gra janë abuzuar emocionalisht nga një partner që në moshën 15-vjeçare.
Ne dimë se mesatarisht një grua vritet nga partneri aktual ose ish-partneri çdo 10 ditëNdihmës ministrja për Shërbimet Sociale dhe Parandalimin e Dhunës në Familje, Justine Elliot
"Mënyra e vetme për të parë një rënie të vazhdueshme është përmes një fokusi të fortë kombëtar në adresimin e pabarazisë gjinore dhe formave të tjera të diskriminimit dhe disavantazhit," thotë për SBS ndihmës ministrja për Shërbimet Sociale dhe Parandalimin e Dhunës në Familje, Justine Elliot.
Duke pranuar se sjelljet e të rinjve ndikohen dhe formohen nga të rriturit, kujdestarët dhe ndikuesit rreth tyre, fushata synon prindërit dhe anëtarët e familjes së fëmijëve 10-17 vjeç, për të reflektuar mbi qëndrimet e tyre dhe për të pasur një ndikim pozitiv.
Dallojeni ciklin e dhunës
“Dhuna nuk fillon vetëm, por rritet”, thotë Dr Rosina McAlpine, një eksperte prindërimi dhe autore e Fëmijëve të frymëzuar.
Pasi u rrit në një shtëpi ku dhuna ishte transmetuar nga gjyshi te babai i saj, Dr McAlpine e ka përjetuar vetë ciklin e dhunës.
“Babai ynë ishte nga një brez ku ata besonin se disiplina, ndëshkimi trupor ishte mënyra për të rritur fëmijë të mirë.”

Brezat e kaluar besonin se disiplina dhe ndëshkimi trupor ishte mënyra për të rritur fëmijë të mirë. Credit: FluxFactory/Getty Images
Ajo kujton se shkonte në shkollë e veshur me pantallona dhe geta gjatë verës për të mbuluar mavijosjet.
“Por në ato kohë askush nuk thoshte gjë dhe ajo sjellje ishte krejt normale në komunitetin tonë.
“Në një ambjent të tillë njeriu mund të mësoje sjellje jofunksionale. Si fëmijë ne indoktrinohemi se çfarë është jeta familjare, çfarë është e pranueshme dhe çfarë nuk është e pranueshme, cila është mënyra e duhur dhe cila jo.”
Ajo që e bën të vështirë thyerjen e një cikli të tillë është se, ashtu si babai i Dr McAlpine, dhe shumë që ushtrojnë dhunë, besojnë se po bëjnë gjënë e duhur për të rritur fëmijë të mirë.
Prandaj, cikli i dhunës mund të vazhdojë sepse nuk dinë rrugë tjetër, shpjegon ajo.
Kur isha më e re, isha e shqetësuar se do të bëhesha si babai im. Kam shpenzuar shumë vite duke studiuar modelet pozitive të prindërimit. Unë kam thyer ciklin e dhunës në familjen time.Dr Rosina McAlpine, eksperte e prindërimit dhe autore e 'Fëmijëve të frymëzuar'.
Ndaloni justifikimet
Të bësh justifikime për sjellje mosrespektuese ose agresive ndaj vajzave, mund të formësojë pikëpamjet e të rinjve për atë që është e pranueshme.
Në faqen e internetit të fushatës ilustrohet se si gjuha mund të ketë një kuptim të fshehur.
Pra, një frazë në dukje e padëmshme, "djemtë do të mbeten djem" mund të interpretohet nga vajzat si "kështu sillen djemtë - duhet të mësohem me ta" ose të interpretohet nga djemtë se "ne jemi kështu, nuk ka gjë".
Dr McAlpine thotë se ne nuk duhet t'i lejojmë këto justifikime por duhet t'i edukojmë fëmijët se çfarë është sjellja e respektueshme.

Prindërit dhe kujdestarët kanë përgjegjësinë t'i edukojnë fëmijët rreth respektit Credit: MoMo Productions/Getty Images
Bëni një bisedë aktive, të hapur dhe të vazhdueshme
Një pjesë e fushatës është të "inkurajojë bisedën aktive, të hapur dhe të vazhdueshme rreth marrëdhënieve të respektueshme dhe barazisë gjinore", thotë zonja Elliot.
“Është e rëndësishme të fillohet ai dialog”.
Diskutimet për sjelljet mosrespektuese dhe agresive me fëmijët nuk janë kurrë të lehta. Por prindërit dhe kujdestarët duhet të jenë të gatshëm të flasin dhe të flasin shpesh.
Nuk është kurrë shumë herët apo vonë për të folur me fëmijët tuajDr Rosina McAlpine
Një nga burimet e ofruara nga fushata është udhëzuesi i bisedës. Është një mjet që ju ndihmon të filloni një bisedë për t'u përgjigjur dhe për të lundruar në përgjigjet e fëmijëve.
Si mësues, si prindër, në çdo fazë, është e rëndësishme të mos justifikoheni, por të edukoni dhe te nisni biseda se cfarë është sjellja respektuese.Dr Rosina McAlpine
Pra, nëse vëllezërit e motrat po zihen, ndaluni dhe pyetini, "a ishte kjo sjellja e duhur?", "A u solle me respekt?", "Si do të ndiheshe nëse do të ishe ti?" Dr McAlpine sugjeron.
Lista e sjelljeve me respekt ne Internet, e ofruar nga fushata, udhezon prindërit dhe anëtarët e familjes të identifikojnë dhe kuptojnë pikëpamjen e një fëmije për respektin, duke ju dhënë një start për të filluar bisedën me ta.
Trajtimi i çështjes në mënyrë të ndjeshme kulturore
Shkalla e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve është shpesh më e lartë në disa komunitete të ndryshme kulturore dhe gjuhësore, si dhe grupet e Aborigjenëve dhe të ishujve të Torres Strait, thotë zonja Elliot.
Udhëheqësit e komuniteteve luajne një rol thelbësor në trajtimin e këtyre çështjeve në një mënyrë të ndjeshme kulturore.
Maria Dimopoulos është Kryetare e Bordit të Safe and Equal, një organizate për shërbimet e specializuara të dhunës në familje në Victoria.
Ajo thotë se kur trajtojmë parandalimin parësor të dhunës në familje ndaj grave dhe fëmijëve në këto komunitete, ne duhet ta bëjmë këtë në një mënyrë që "të njohim rolin e kulturës, rolin e vendbanimit dhe mënyrat e rëndësishme në të cilat multikulturalizmi mund të ndikojë në ato përvoja". .
Në vend që ta shohim kulturën ose besimin tonë si një deficit, le të mendojmë se si t'i përdorim ato korniza për të ndërtuar një angazhim të fortë dhe kuptimplotë në komunitetet tona.Maria Dimopoulos, Kryetare e Safe and Equal
Fushata Ndale që në krye ka burime në disa gjuhë dhe mund të gjendet në faqen e internetit të fushatës.
Fushata po funksionon
"Ndale që në krye" ka hyrë në fazën e katërt këtë vit dhe vlerësimi i kryer deri më tani, ka zbuluar se 68 për qind e të gjithë njerëzve mbajne mend një element të aktivitetit të fushatës.
"82 për qind e njerëzve që panë fushatën e kuptuan dhe pranuan rolin e tyre për t'u treguar të rinjve se si të vepronin me respekt," thotë zonja Elliot.
Pra, le t'i edukojmë fëmijët tanë për të sjellurin me respekt. Duke e njohur ciklin e dhunës, ne mund ta ndalojmë atë që në krye dhe të tregojmë kështu shembullin tone pozitiv.
Mbështetja dhe Shërbimet
Për shërbimet mbështetëse në shtetin dhe territoret tuaja, klikoni këtu
Nëse ju ose dikush që njihni është prekur nga ngacmimi ose sulmi seksual, telefononi 1800RESPECT në 1800 737 732 ose vizitoni