Shërbimet që ofrohen në Australi janë në dispozicion në gjuhë të ndryshme dhe kryesisht menaxhohen në nivel shtetëror.
Në shumicën e rasteve, këto organizata nuk kanë përkthyesit e tyre, kështu që janë të detyruar të përdorin shërbimin kombëtar të financuar nga qeveria federale, "Shërbimin e Përkthimit dhe Interpretimit - TIS" i cili ofron shërbime përkthimi në mbi 150 gjuhë.
Në nivel kombëtar, Shëndeti Mendor në Australinë Multikulturore “Mental Health in Multicultural Australia (MHiMA)” ofron informacione në disa gjuhë: Kjo iniciativë e Departamentit Federal të Shëndetit ka pushuar së funksionuari por faqja e internetit është ende e arritshëm dhe përfshin informacionin e arkivuar dhe të përkthyer.
Forumi i Shërbimeve Australiane për Të Mbijetuarit e Torturës dhe Traumës “The Forum of Australian Services for Survivors of Torture and Trauma (FASSTT)” është një rrjet i tetë agjencive të specializuara të rehabilitimit në Australi që punojnë me të mbijetuarit e torturave dhe traumave që kanë ardhur në Australi. Shumica e klientëve të agjencive FASSTT erdhën në Australi si refugjatë ose me vizë humanitare. Ekziston një agjenci, anëtare e FASSTT-it në secilin shtet dhe territor të Australisë:
Shërbimet e Agjencive Jo-qeveritare:
- Lifeline - 13 11 14
- Mission Australia -
- Beyond Blue - 1300 22 4636
- Headspace -
- Suicide Call Back Service - 1300 659 467
- Kids Helpline - 1800 55 1800
- MensLine Australia - 1300 78 99
New South Wales
NSW Mental Health Line
Linja e Shëndetit Mendor (NSW Mental Health Line) është në dispozicion për të gjithë në New South Wales (NSW) dhe funksionon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë në 1800 011 511
Qendra e Shëndetit Mendor Shumëkulturor - Transcultural Mental Health Centre (TMHC)
Ky shërbim në mbarë shtetin promovon qasje në shërbimet e shëndetit mendor për njerëzit me prejardhje të ndryshme kulturore dhe gjuhësore, ofron konsultime, vlerësime klinike dhe siguron informacione dhe trajnim.
TMHC ofron shërbime falas për individë dhe familje me ndihmë të infermierëve që njohin dy gjuhë. Shërbimet përkthyese nga TIS janë të disponueshme për gjuhët që nuk fliten nga stafi i TMHC
Shërbimi për Trajtimin dhe Rehabilitim nga Tortura dhe Trauma, (STARTTS)
STARTTS siguron trajtim dhe mbështetje kulturore të rëndësishme, po ashru ofron shërbime të veçanta për komunitetet dhe individët për t’u shëruar nga plagët e traumës duke rindërtuar jetën e tyre në Australi.
Shërbimet e përkthimit nga TIS janë në dispozicion për gjuhët që nuk fliten nga stafi i STARTTS.
Victoria
Fondacionit për të Mbijetuarit e Torturës (Foundation House for Survivors of Torture)
Kjo organizatë ofron shërbime falas për refugjatët në Anglisht, Arabisht, Birmanisht, Hakha Chin, Dari, Dinka, Karen, Persian, Swahili, Tamil dhe Tigrinya.
Në lin-un e mëposhtëm mund të gjeni nëse i përmbushni kriteret për këto shërbime:
Shteti i Viktoria-s gjithashtu ka një drejtori të informacionit për shëndetin mendor në gjuhë të ndryshme. Kjo është një iniciativë e qeverisë Viktorian-e dhe drejtohet nga Qendra për Kulturë, qendra siguron një koleksion të gjerë të informacionit të përkthyer shëndetësor:
Dy organizata të tjera viktoriane ofrojnë trajnime në shëndetin mendor, por nuk u japin mbështetje të drejtpërdrejtë individëve:
Veprim mbi Aftësinë e Kufizuar në Komunitetet Etnike (Action on Disability in Ethnic Communities - ADEC)
ADEC përfshin një Program Shumë-kulturor të Qasjes së Shëndetit Mendor (Transcultural Mental Health Access Program - TMHAP) për të përmirësuar qasjen në shërbimet e shëndetit mendor për njerëzit me prejardhje shumëkulturore. Organizata bashkëvepron me komunitetet etnike në ndërgjegjësimin e problemeve të shëndetit mendor.
ADEC gjithashtu ndihmojnë në shërbimet e shëndetit mendor duke përpiluar modele dhe strategji për bashkësitë etnike
Shëndeti Mendor Shumëkulturor Viktorian (Victorian Transcultural Mental Health - VTMH)
E njohur më heret si Njësia e Psikiatrisë Shumë-kulturore Viktoriane, VTMH është një njësi Viktorian-e që mbështet shërbime klinike të shëndetit mendor dhe ofron shërbime psikiatrike për profesionistë që punojnë me klient dhe kujdestarë të ndryshëm kulturor dhe gjuhësor.
Queensland
Qendra e Shëndetit Mendor Shumëkulturor Queensland (Queensland Transcultural Mental Health Centre - QTMHC)
QTMHC është një shërbim i specializuar në mbarë shtetin që punon për të siguruar që personat me prejardhje të ndryshme kulturore dhe gjuhësore marrin kujdes dhe mbështetje kulturore të kërkuar shëndetësor.
Qendra siguron informacione të përkthyera: si dhe qasje tek profesionistët, përmes koordinatorëve të shëndetit mendor
Programi i Asistencës në Queensland për të Mbijetuarit e Torturës dhe Traumës (Queensland Program of Assistance to Survivors of Torture and Trauma - QPASTT)
QPASTT ofron shërbime fleksibile dhe të ndjeshme për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve që janë torturuar ose që kanë vuajtur trauma para se të migrojnë në Australi.
Programi ofron mbështetje psikologjike dhe sociale falas për të mbijetuarit, përfshirë këshillimin:
Grupi i “Wellness World” (World Wellness Group)
Grupi Wellness World me bazë në Brisbane përfshin një seri programesh për komunitetet jo anglisht folëse:
• Programi i Terapive Psikologjike Shumëkulturore: i dedikohet personave me prejardhje të ndryshme kulturore dhe gjuhësore në rajonin e Brisbane (Veri dhe Jug). Grupi ofron ndihmë psikologjike të strukturuar për personat me sëmundje mendore të lehtë dhe të moderuar:
• Shëndeti i refugjatëve dhe azilkërkuesve: ofron kujdes kulturor të përqendruar në familje dhe të integruar për personat në nevojë:
• Shërbime shëndetësore për studentë ndërkombëtarë: si specialistë të kujdesit shëndetësor për persona me prejardhje shumëkulturore, këto shërbime mund të përdoren nga studentë ndërkombëtarë:
• “Culture in Mind” - Kultura në mendje, është një program që ofron mbështetje psiko-sociale për persona të ndryshëm të moshës 18+ vjeç, që jeton në rajonin e Brisbane-it.
Vendi i Harmonisë (Harmony Place)
Harmony Place është një organizatë shumëkulturore me bazë komunitare joqeveritare që ofron shërbime të ndjeshme kulturore të shëndetit mendor për komunitetet jo anglisht folëse. Organizata punonë me persona mbi 12 vjeç, përfshirë migrantët dhe fëmijët e tyre, refugjatët, azilkërkuesit dhe bashkëshortët e tyre. Organizata vepronë në të gjithë shtetein e Queensland-it, në Brisbane, Logan, Ipswich dhe Gold Coast.
Linja e Shëndetit Mendor (Mental health line)
1300 MH CALL (1300 642255) është një shërbim konfidencial telefonik që ofron pikën e parë të kontaktit për shërbimet publike të shëndetit mendor.
Shërbimet përkthyese janë të disponueshme nga TIS:
Northern Territory
MHACA Central Australia (Australia Qendrore)
Shërbimet MHACA janë në dispozicion për personat mbi moshën 18 vjeç që janë të diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor. Shërbimet përkthyesve janë në dispozicion:
TeamHealth (Darwin)
TeamHealth ofron shërbime dhe mbështetje për banorët e NT Northen Territory (Territorit Verior) të cilët kanë shqetësime me shëndetin mendor:
Shërbimi i përkthimeve nga TIS është në dispozicion. Uebfaqja ka një shërbim automatik në përkthime në më shumë se 80 gjuhë:
Qendra e Refugjatëve “Melaleuca”
Kjo organizatë jofitimprurëse ofron shërbime humanitare për individë dhe familje refugjatësh dhe migrantësh. Shërbimet janë falas për familjet, të rriturit, fëmijët dhe të rinjtë:
Koalicioni i Shëndetit Mendor i Territorit Verior (The Northern Territory Mental Health Coalition -NTMHC)
NTMHC është organizata kryesore për shërbime te shëndetit mendore në të gjithë Territorin Verior
Linja e Shëndetit Mendor të Territorit Verior: 1800 682 288
Personat në nevojë dhe probleme mendore mund të kërkojnë ndihmë edhe përmes telefonit. Shërbimi i përkthimeve ndihmohet nga TIS:
Western Australia
Shoqata e të Mbijetuarve të Torturës dhe Traumës (Association for Services to Torture and Trauma Survivors ASeTTS)
ASeTTS ofron të gjitha shërbimet për të ndihmuar refugjatët që mbijetuan tortur՞ dhe traum për të rindërtuar jetën e tyre, me shërbime në gjuhët Arabe Dinka, Karen dhe Kirundi.
Qendra e Shëndetit Mendor Shumëkulturor (West Australian Transcultural Mental Health Centre)
Ky shërbim është i disponueshëm vetëm brenda Spitalit “Royal Perth” dhe për vetëm tre seanca pasi pacientët të janë liruar nga spitali. Përkthyesit janë në dispozicion:
Tasmania
Phoenix Center
Qendra “Phoenix” operon në kuadër të “Migrant Resource Center” dhe ofron shërbime të specializuara për të mbijetuarit e torturës dhe traumës. Po ashtu ofron këshillime dhe një gamë të gjerë trainimesh dhe projekte që mbështesin shëndetin dhe mirëqenien e individëve dhe komuniteteve. Qendra Phoenix ka një staf me qendër në Hobart dhe Launceston dhe ofron shërbime në të gjithë vendin:
Shërbimet e shëndetit mendor të qeverisë së Tasmani-së ofrojnë kujdes për banorët që lëgojnë nga shëndetit mendor në ambientet spitalore dhe në komunitet, në klinikat qeveritare ose përmes ofruesve të kujdesit shëndetësor si dhe mjekëve.
Për informacion se si të keni qasje në Shërbimet e Shëndetit Mendor vizitoni: Kontaktoni: 1800 332 388
Australian Capital Territory (ACT)
Territori i Kryeqytetit Australian
“Companion House”, ndihmon të mbijetuarit e torturës dhe traumës
Ofron shërbime këshilluese për azilkërkuesit dhe refugjatët, “Companion House” synon të ndihmojë personat të rindërtojnë jetën e tyre në Australi, të menaxhojnë situata të vështira jete dhe të tejkalojnë efektet e traumës së kaluar.
Këshilltarët ofrojnë ndihmë për të gjithë dhe kanë përvojë në punë me të rritur, fëmijë dhe të rinj:
Qendra e Sh՝ndetit Mendor në ACT mund të kontaktohet përmes telefonit (1800 629 354 ose 02 6205 1065) ose përmes kësaj faqe në internet:
South Australia
“Relationships Australia”
Shërbimi i Edukimit Personal dhe Fuqizimi i Komunitetit (PEACE) i ofron shërbime komuniteteve shumëkulturore nga prejardhje joanglisht folëse. Pavarësisht nga statusi i tyre i vizës, PEACE ofron shërbime që ndihmojnë individët, familjet dhe komunitetet:
Të mbijetuarit e torturës dhe traumës - Ndihma dhe Shërbimi i Rehabilitimit - (Survivors of Torture and Trauma Assistance and Rehabilitation Service, STTARS)
STTARS është një shërbim i specializuar që ofron këshilla për personat me prejardhje refugjatësh për t'i mbështetur ata në shërimin e tyre. Shërbimet janë pa pagesë dhe i ofrohen te gjithë personave pa marrë parasysh se sa gjatë ata jetojnë në Australi. Ekziston një listë pritjeje për shërbimet STTARS:
- Personat në Australi duhet të qëndrojnë të paktën 1.5 metra larg nga të tjerët. Çfarë kufizimesh ekzistojnë për shtetin ose territorin tuaj, vizitoni:
- Testimi për COVID-19 tani është gjerësisht i disponueshëm në të gjithë Australinë. Nëse jeni duke përjetuar simptoma të ftohjes ose gripit, prenotoni testin tuaj duke thirrur mjekun ose kontaktoni Linjën e Informacionit Shëndetësor të Koronavirusit në numrin 1800 020 080.
- Aplikacioni për gjurmim të koronavirusit – COVIDSafe, është në dispozicion për t'u shkarkuar nga telefoni juaj.
- SBS është i angazhuar të informojë komunitetet e ndryshme të Australisë për zhvillimet më të fundit rreth COVID-19. Lajmet dhe informacionet janë në dispozicion në 63 gjuhë, vizitoni: .