Medikamentet që përdoren për trajtimin e COVID-19 në Australi

Për trajtimin e COVID-19 në Australi kryesisht përdoren lagevrio dhe paxlovid.

A supplied image of ICU Registered Nurse Shaunagh Whelan (left) caring for a COVID-19 positive patient in the ICU of St Vincents Hospital in Sydney, Tuesday, July 13, 2021. (AAP Image/Supplied by Kate Geraghty/SMH/St Vincents Hospital) NO ARCHIVING, EDITO

Private Health Insurance premiums are set to raise this year. Source: AAP Image/Supplied by Kate Geraghty/SMH/St Vincents Hospital

Paxlovid Pfizer oral antiviral anticovid in tablets.
Paxlovid Pfizer oral antiviral anticovid in tablets. Source: AAP
Paxlovid, a Pfizer's coronavirus disease (COVID-19) pill.
Paxlovid, a Pfizer's coronavirus disease (COVID-19) pill. EPA/PFIZER INC. Source: PFIZER INC.


Ndërkohë që po punohet për të gjetur trajtime të tjera.

Këto përfshijnë mjekime anti-inflamatore dhe antivirale si dhe trajtime me antitrupa. Ndërsa medikamentet anti-inflamatore parandalojnë sistemin imunitar që të reagojë më tepër se sa duhet ndaj virusit, medikamentet antivirale i pengojnë ata të riprodhohen brenda trupit.

Trajtimet me antitrupa i frenojnë viruset në mënyrë që ata të mos jenë në gjendje që të pushtojnë qelizat dhe të shkaktojnë dëme të mëtejshme.

Paxlovid Pfizer oral antiviral anticovid in tablets.
Paxlovid Pfizer oral antiviral anticovid in tablets. Source: AAP

Çfarë medikamentesh ka Australia për kurimin e COVID-19?

Në Australi,  (Administrata e Mallrave Terapeutike) ka për detyrë që të kontrollojë sigurinë dhe efikasitetin e kurave për COVID-19 përpara se ato të miratohen për përdorim tek publiku. 

TGA ka miratuar për përdorim molnupiravir (Lagevrio) dhe nirmatrelvir + ritonavir (Paxlovid) dhe remdesivir (Veklury) të cilat janë kura antivirale.

Këto kura frenojnë replikimin e virusit SARS-CoV-2 dhe për rrjedhojë versionin e rëndë të sëmundjes.
Paxlovid, a Pfizer's coronavirus disease (COVID-19) pill.
Paxlovid, a Pfizer's coronavirus disease (COVID-19) pill. EPA/PFIZER INC. Source: PFIZER INC.

Zëvendës Shefi Mjekësor i Australisë, Michael Kidd, tha se medikamentet orale lagevrio dhe paxlovid janë të disponueshme nëpërmjet Skemës së Përfitimeve Farmaceutike (PBS).

Australianët e moshës 70 vjeç e lart dhe që rezultojnë pozitivë për COVID-19 kanë të drejtë që të marrin këto medikamente  me anë të PBS.

Përveç kësaj, njerëzit e moshës 50 vjeç e lart dhe personat me origjinë indigjene të moshës 30 vjeç e lart mund të përdorin këto medikamente në se kanë dy faktorë rrezikshmërie. Personat me imunitet të moderuar deri në të rëndë, në moshën 18 vjeç e lart, janë grupi tjetër që ka të drejtë të përdorë këto medikamente.
Këto medikamente i ndohmojnë njerëzit që të mos sëmuren rëndë nga COVID-19 dhe që të mos përfundojnë në spital. Këto medikamente shpëtojnë jetë njerëzish.
Profesor Kidd tha se medikamentet duhet të përdoren brenda pesë ditësh nga fillimi i simptomave.
Sa më parë që të filloni trajtimin, aq më mirë është.
Faktorët e rrezikut përfshijnë:

  1. I pavaksinuar ose pjesërisht i vaksinuar (një dozë)
  2. Personat në qendrat për kujdes për të moshuarit ose për personat me aftësi të kufizuara
  3. Personat që janë 75 vjeç e lart
  4. Ata që kanë sëmundje të frymëmarrjes (si astma e moderuar deri në të rëndë që kërkon terapi steroide ose sëmundje bllokuese të rrugëve të frymëmarrjes) ose sëmundje neurologjike (si goditje në tru ose probleme mendore) personat me diabet të tipit I dhe tipit II që marrin medikamente
  5. Personat me probleme të zemrës
  6. Personat me obezitet me një indeks të masës trupore më të lartë se 30
  7. Personat me insuficiencë renale, personat me cirrozë dhe ata që kanë sëmundje të tjera të mëlçisë
 Personat me imunitet të kompromentuar të moshës 18 vjeç e lart përfshijnë:

  1. Personat me kancer aktiv (veçanërisht limfoma, leucemia, mieloma e shumëfishtë dhe sindroma mielodisplastike)
  2. Ata që kanë bërë një transplant të palcës kockore ose të një organi
  3. Personat me HIV AIDS
  4. Personat që marrin kimioterapi ose radioterapi për sëmundjen e kancerit
  5. Personat që marrin medikamente që mund të dobësojnë sistemin imunitar
  6. Personat me Sindromën Down
  7. Personat me aftësi të kufizuara  intelektuale dhe fizike që kërkojnë kujdes rezidencial
  8. Personat me paralizë cerebrale, talasemi dhe hemoglobinopati të tjera me sëmundje kongjenitale të zemrë
Profesor Kidd tha se mjekët e përgjithshëm duhet të rishikojnë të gjitha medikamentet që merr pacienti përpara se të japin receta me medikamente për COVID-19.  

"Paxlovid nuk mund të merret nëse personi merr një ose më shumë medikamente. Nuk mund të përdoret nëse personi ka sëmundje të rëndë të veshkave ose mëlçisë, është shtatzënë ose ushqen me gji dhe është seksualisht aktiv. Është e rëndësishme që ju përdorni kontracepsionin ndërsa merrni këto medikamente”, tha ai.

Remdesivir është i disponueshëm vetëm për ata australianë që janë shumë të sëmurë dhe që kanë nevojë për oksigjen ose ndihmë për të marrë frymë.

Megjithatë, një studim i fundit i financuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Lancet tregon se remdesivir nuk ka asnjë efekt  te pacientët me COVID-19 që janë duke u ventiluar. 

Trajtimet monoklonale të antitrupave përfshijnë proteina të prodhuara në laborator që imitojnë sistemin imunitar të trupit për të ndihmuar në luftimin e viruseve të dëmshëm, përfshirë koronavirusin.

TGA ka miratuar përkohësisht 500 mg sotrovimab (Xevudy) si një infuzion intravenoz për njerëzit e moshës 12 vjeç e lart dhe me peshë të paktën 40 kg. 

TGA po shqyrton një kërkesë të ardhur nga prodhuesi i barnave GlaxoSmithKline për një dozë më të lartë të sotrovimab tek personat që dyshohet se kanë një infeksion nga versioni Omicron BA.2.

Versioni BA.2, i njohur gjithashtu si versioni i fshehtë i Omicron, aktualisht po mbizotëron brenda Australisë dhe vendeve të tjera.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, megjithatë, e tërhoqi mbrapsht autorizimin e saj për sotrovimab më 5 Prill.

Trajtimet e tjera të miratuara përkohësisht të TGA përfshijnë casirivimab + imdevimab (Ronapreve), tocilizumab (Actemra), regdanvimab (Regkirona) dhe tixagevimab dhe cilgavimab (Evusheld).

TGA tha se antibiotikët dhe ilaçet si ivermectin dhe hydroxychloroquine janë jo-efektive kundër viruseve që shkaktojnë COVID-19 dhe nuk janë miratuar për trajtim në Australi.

Nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, telefononi menjëherë shërbimet e urgjencës në 000 dhe tregojini operatorit telefonik që jeni diagnostikuar më parë me COVID-19.

  • gulçim të rëndë ose vështirësi në frymëmarrje
  • dhimbje të forta në gjoks ose presion aty
  • një ethe të re ose të rikthyer
  • përkeqësimi i aftësisë për t'u përqendruar dhe rritje të konfuzionit
  • vështirësi në zgjim
Nëse përjetoni simptoma të tjera pas shërimit nga COVID-19, kontaktoni mjekun e përgjithshëm.

SBS ofron përditësime për COVID-19 për komunitetet shumëkulturore dhe shumëgjuhëshe të Australisë. Qëndroni të sigurt dhe gjithnjë të informuar duke vizituar rregullisht  .


Share
Published 31 July 2022 11:03pm
Presented by Majlinda Lulo


Share this with family and friends