Kryeministri Scott Morrison thotë se familjet mund të përfitojnë para të gatshme për rinovimin e shtëpive

Qeveria federale ka bërë të ditur se sektori i ndërtimit mund të përfitoj nga plani i radhës së stimulimit COVID-19 të rimëkëmbjes ekonomike.

The new 'Homebuilder' package is offering cash grants up to $25,000 to home builders and renovators.

The new 'Homebuilder' package is offering cash grants up to $25,000 to home builders and renovators. Source: AAP

Ndërtimi i shtëpive të reja dhe projektet e mëdha të rinovimit sipas planit të rimëkëmbjes ekonomike COVID-19 të qeverisë federale, mund të përfitojnë para të gatshme nga grantet.

Kryeministri Scott Morrison konfirmoi se qeveria është duke konsideruar dhënien e granteve në para të gatshme për rinovime të shtëpive.
"Ne jemi të interesuar në projektet të mëdha (të rinovimit të shtëpive) dhe ndërtimet e reja të shtëpive" i tha ai Radios 2GB të hënën.

"Sektori i ndërtimit është në rënie dhe kjo nuk është një shenjë e mirë për vendet e punës”.

Ai tha se "është me rëndësi që çdo vendim që do sjellim të ndihmon sipërmarrësit e vegjël".

Qeveritë federale dhe ajo e New South Wales-it (NSW) këtë vit do të shpenzojnë 3.5 miliardë dollar shtesë për të filluar ndërtimin e linjës hekurudhore, Aeroport - Western Sydney.

"Një pjesë e madhe e daljes nga kriza COVID-19 janë shpenzimet tona për infrastrukturën" tha Z. Morrison.
__________________________________________________________________________________________________

Të gjithë që jetojnë në Australi duhet të qëndrojnë të paktën 1.5 metra larg nga njëri tjeri, pë më shumë informacion vizitoni:  

Nëse besoni se mund të jeni infektuar me COVID-19, telefononi mjekun tuaj (mos e vizitoni) por thirrni Coronavirus Health Information Hotline në 1800 020 080. Nëse keni pengesë me frymarrje ose nëse keni një urgjencë mjekësore, telefononi 000.

SBS është i përkushtuar të informojë komunitetet e ndryshme në Australi për zhvillimet më të fundit mbi COVID-19. Lajmet dhe informacionet janë në shërbim tuaj në 63 gjuhë të ndryshme, vizitoni .


Share
Published 1 June 2020 11:25am
Updated 1 June 2020 11:33am
Source: SBS


Share this with family and friends