Ne australi bien gjithnje zjarre, por 2019-2020 ishte nje vit qe nuk ishte pare me pare.
Zjarret shkaktuan deme te papara, shakteruan me shume se 14 milion hektare toke dhe I moren jeten me shume se 20 personave dhe 1 miliarde kafsheve.
Rreziku nga zjarret gjate veres eshte i larte por kesaj rradhe ka disa ndryshime me vitin qe kaloi thote Dr. Richard Thornton, Drejtor i Qendres per Hulumtime ne Kooperativen e Rreziqeve Natyrore dhe Zjarrit.
“Kete vit e gjejme veten ne nje fenomen natyror te La Nines qe do te thote se kete vere do te bjere me shume shi. Kjo do te thote se kete vit nuk do te kete zjarre pyjesh por me shume zjarre lendinash".
Dr Thornton thote se keto zjarre nuk jane me pak te rrezikshme se ato te pyjeve.
“Keto lloj zjarresh fillojme nga rrufete, nga pakujdesia e personave qe shkojne neper kampe dhe ne momentin qe fillojne, shperndahen shume shpejt, me shpejt se zjarret e pyjeve. Ato ndryshojne drejtim menjehere dhe kjo I gjen njerezit te papergatitur".
Pas zjarreve te medha te vitit qe kaloi, Komisioni Mbreteror i Katastrofave rishqyrtoi planet, kunderpergjigjen ndaj ngjarjeve te ketij lloji. Ky komision kerkoi qe te gjitha shtetet dhe territoret te krijojne nje plan pralajmerimi ne rat zjarresh.
Si rezultat, tani eshte krijuar nje plan me tre nivele:
Niveli i verdhe: Keshille
Kjo do te thote se zjarri ka filluar por nuk ka asnje rrezik imediat.
Niveli portokal: qendro vigjilent dhe vepro
Ky do te thote se ksushtet po ndryshojne dhe njerezit duhet te ndermarrin hapa per te mbrojtur vehten.
Niveli i kuq: Paralajmerim urgjent
Ky do te thote se njerezit jane ne rrezik per jeten dhe se duhet te veprojne pa vonese.

Source: Getty Images
Ky lloj sistemi paralajmerimesh do te perdoret edhe per lloje te tjera emergjencash.
Ky system eshte perqafuar nga te gjitha shtetet dhe territoret pervec Western Australia dhe Northern Territory.
Fiona Dunstan drejton Komisionin Australian per Zjarret dhe Urgjencat. Ajo thote se ky system eshte thelbesor ne menyren se si reagojme ndaj rrezikut te zjarreve.
“Tani kemi nje system te njejte ne te gjitha shtetet dhe territoret. Kemi tre nivele alarmi te cilat kane te njejten rendesi per te gjithe”.
Per disa zjarre, mesazhet paralajmeruese do te transmetohen ne radion dhe television se bashku me sirenen e alarmit.

Source: Getty Images
Por ka zjarre qe nisin shume shpejt dhe nuk te lene kohe qe te paralajmerosh thote Fiona Dunstan.
((“ne nivelin me te larte te rrezikut, ne jemi ne gadishmeri qe te dergojme mesazhe me cellular ose te quajtura ndryshe Emergency Alert.”))
Alarmi i Emergjences eshte sistemi kombetar i paralajmerimit telefonik i perdorur nga sherbimet e urgjences per te derguar mesazhe me ze ne linja fikse dhe mesazhe me tekst ne celularet ne lidhje me urgjencat e mundshme ose aktuale.
Nuk eshte e nevojshme te regjistroheni ose regjistroheni ne Alertin e Emergjences, sistemi punon ne nje baze kombetare te te dhenave telefonike.
Ehte nje rrjet i mire sigurie, por nuk duhet te çoje ne vetekenaqesi, thote Fiona Dunstan.
“Gjate sezonit te veres, kur ka me shume rrezik zjarri dhe temperaturash ekstreme, do te ishte mire qe te gjithe te kontrollonin informacionet me te fundit ne lidhje me situaten e zjarreve dhe kjo duhet te behet perpara cdo udhetimi. Edhe ne se nuk keni cellular, ne se dini se dita e neserme do te jete e nxehte, atehete duhet te jeni te pergatitur., ne I inkurajome te gjithe se qe te jene te pergatitur »
Dëgjimi i radios lokale është një mënyrë tjetër për të qëndruar i vetëdijshëm për rreziqet e mundshme nga zjarret dhe moti i egër siç janë faqet e internetit dhe aplikacionet e agjencive rajonale të zjarrit, thotë Fiona Dunstan.

Firefighter nsw rural service Source: Getty Images
“Çdo agjensi zjarrfikëse ose shërbim urgjence ka një faqe në internet, kështu që informacioni shfaqet në faqet e internetit, ose në një formë teksti ose në një hartë për të qenë në gjendje të shikoni një zonë ose një zonë paralajmëruese shqetësuese ».
Fiona Dunstan thotë se të gjitha shërbimet e urgjencës drejtohen te komunitetet multikulturore të Australisë.
“Puna është bërë duke siguruar që informacioni të jetë i disponueshëm në një format më të thjeshtë ose të thjeshtë-anglisht dhe i përkthyer në gjuhë të tjera. "
Julia Greiner është një zjarrfikëse vullnetare e lindur në Gjermani.
Ajo dhe brigada e saj ishin në vijën e frontit duke luftuar me flakët pothuajse të pandalshme që shkatërruan qytetin bregdetar të Mallacoota verën e kaluar. Ajo punoi me Marinen Detare për të evakuuar mijëra turiste ne kete zone.
Ajo e ka mirepritur ndryshimin ne sinjale.
« Mendoj se turistet nuk jane te informuar sic duhet. Ata shpesh nuk e kuptojne se sa I rrezikshem eshte zjarri, sa shpejt afrohet dhe si shkateron. Se sa e rrit temperaturen. Si zjarrfikes shohim shpesh situate kur turistet presin me shpresen se do te shuhet kur ne fakt ai merr jete njerezish. Ne se iken me vonese, shpesh rriget jane mbyllur nga flaket dhe nuk je ne gjendje qe te dalesh « .
Julia Greiner thote se ka shume pune per te bere ne drejtim te informacioneve qe u jepen personave te sapo ardhur ne Australi qe nuk kane pervoje me veren australiane.
“Kur je ne avion, te tregojne nje video rreth australise dhe se sa e bukur eshte ajo. Duhet te tregojne edhe rreth rreziqeve qa ka ketu, zjarreve, gjarperinjve, permbytjeve, oqeanit. Ose mund te keshillohen qe te shkarkojne aplikacionin e sherbimeve te urgjences ».
Dhe fakti qe shumica e australianeve nuk eshte ne gjendje qe te udhetoje jashte vendit, do te thote se shume do te preferojne qe te qendrojne neper kampinge. Ne shumicen e ketyre zonave, reshjet e shiut kane sjelle edhe me shume bime e peme.

Source: Getty Images
“Bari eshte rritur me shume sepse nuk eshte sezon tipik dhe kete vit na shqetesojne zjarret neper zona lendinash”.