Australia ka perpiluar nje Strategji Kombetare te Administrimit per Vaksinat e COVID-19 (). . Punonjesit e vijes se pare te sherbimit shendetesor, punonjesit e karantines dhe te forcave te kufirit, punonjesit e qendrave te kujdesit per te moshuar dhe per te paafte jane prioritet ne administrim.
Per te mesuar ne se jeni ne grupin prioritar per tu vaksinuar kunder COVID-19 dhe ku te rezervoni nje takim vizitoni
Nese ende nuk jeni ne liste per vaksinim dhe te moshes 18 vjeç e me lart, ju mund te kerkoni qe te njoftoheni se kur do kualifikoheni per tu vaksionuar.
Personat nen 16 vjeç ende nuk kane te drejte te vaksinohen ne Australi.
Ju gjithashtu mund te rezervoni nje takim me mjekun tuaj te përgjithshëm (GP) dhe te gjeni informacione rreth vaksines ne gjuhen tuaj:
Cilat jane vaksinat e rekomanduara?
Grupi Australian Keshillues Teknik per Imunizimin (ATAGI - The Australian Technical Advisory Group on Immunisation) këshillon qe vaksina Pfizer (Comirnaty) do te kete perparesi per personat nen 60 vjeç.
Vaksina AstraZeneca do te kete perparesi per personat e moshes 60 vjeç e lart. Megjithate, nese jeni 18-59 vjeç ju mund te zgjidhni te merrni vaksinen AstraZeneca pasi te konsultoheni me profesionistin tuaj shendetesor dhe te jepni pelqimin tuaj.
Vaksina Moderna eshte aprovuar perkohesisht per australianet e moshes 18 vjeç e lart, per tu vaksionuar me kete vaksin duhet te pritni deri ne muajin shtatori.

Source: SBS
Vaksinimi juaj do te ruhet ne nje regjister publik
Qeveria duhet te mbaje ne regjister disa informacione mbi individet qe vaksinohen ne menyre qe te gjurmon se kush e ka bere ate. Eshte detyrim i ofruesve te Programit Australian te Vaksinimit te regjistrojne te dhenat e pacientit per secilen vaksine te administruar COVID-19.
Informacioni mbi statusin e vaksines se individeve pritet te jete ne dispozicion përmes My Health Record, Medicare (Immunisation History Statement - Deklarata e Historisë së Imunizimit), ose permes nje çertifikate te shtypur qe permban daten e vaksinimit. Kopja e Certifikates do ju dergohet po ashtu postes elektronike (email).
Te gjitha vaksinat COVID-19 jane falas
Vaksinat jane falas per te gjithe qytetaret australiane, banoret e perhershem dhe te gjithe mbajtësit e vizave (all visa holders: student, working, skilled, family, partner, refugee, asylum seekers, temporary protection visa holders, humanitarian, regional, bridging or special visa). Kushdo ne Australi qe ka nje vize qendrimi ka te drejt te vaksinohet kunder COVID-19 falas.
Individet ne paraburgim kane te drejt per tu vaksinuar perfshire edhe ata, vizat e te cileve jane anuluar.
Informacion i qeverise rreth Koronavirusit
- Departamenti i Shendetesise – Informacion rreth COVID-19 .
- Departamenti i Puneve te Brendshme - Informacion rreth COVID-19 .
- Ne Australi te gjithe duhet qe te ruajne distancen 1.5 metra larg te tjereve.
- Ne se keni simptoma gripi, qendroni ne shtepi dhe beni testin.
- Ju lutemi qe te lexoni rregulloret perkatese ne shtetin ose territorin ku jetoni: , , , , , , .