Ne Sidnei Maska e Detyrueshme ne ambiente te mbyllura

Banoreve te "Greater Sydney" (perfshire Wollongong, Central Coast dhe Blue Mountains) nga e hena 4 janar, u kerkohet te mbajne maska ne disa ambiente te mbyllura: supermarkete, qendra tregtare, kinema, teatro, transport publik, sallone bukurie dhe parukeri, etj.

Father helps daughter with mask -  Getty Images - Morsa

Source: Getty Images - Morsa

Nga e hena, 4 janar, per mosmbajtje te maskes mund te gjobiteni me 200 dollare. Femijet nen 12 vjeç nuk jane te detyruar te mabjne maske por autoritetet e Uelsit te Ri Jugor (New South Wales) inkurajojne te gjithe te perdorin maska te fytyres ne komunitet si nje mjet kontrolli te burimit te infeksionit.

Stafi ne restorante dhe kazino gjithashtu duhet te mbajne nje maske.

Ne objektet fetare (kisha, xhami, etj), dasma dhe funerale lejohen deri ne 100 persona dhe aplikohet rregulli per nje person ne kater metra katrore. Klubet e nates jane ndaluar plotesisht.  Ne palestra lejohen deri ne 30 persona.

Shfaqjet dhe protestat ne ambiente te hapura, ketu lejohen te grumbullohen deri 500 persona.

Per me shume informacion ne shtetin ose territorin tuaj kliko me poshte:



 Qendrojni te paktën 1.5 metra larg te tjereve. Informohu rreth kufizimet ne shtetin ku jetoni dhe mbylljes se kufirit. Nese keni simptoma te ftohjes ose gripit, qendroni ne shtepi dhe caktoni nje test duke telefonuar mjekun tuaj ose kontaktoni Linjen e Informacionit te Shëndetit COVID-19 ne 1800 020 080. Informacionet jane ne dispozicion ne 63 gjuhe ne sbs.com.au/coronavirus.


Share
Published 3 January 2021 9:35pm
Updated 3 January 2021 9:50pm
By SBS Radio
Source: SBS


Share this with family and friends