Pesë mënyra për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien

Ka shumë rëndësi që të ruani shëndetin dhe mirëqenien dhe shpesh pamundësia për t’a bërë këtë mund të ketë pasoja për anën fizike dhe mendore.

 'Mind Your Health.'

Mind your health

Aktiviteti fizik dhe mbajtja e një diete të ekuilibruar janë dy metoda që mund t’i përdorni çdo ditë për të ruajtur shëndetin, thotë Profesoresha e Aktivitetit Fizik dhe Shëndetit, Anne Tiedemann.

 Metoda të tjera përfshijnë kufizimin e konsumit të alkoolit, ndërprerjen e pirjes së duhanit dhe ruajtjen e lidhjeve shoqërore.

1. Aktiviteti Fizik

Prof Tiedemann thotë se ka shumë prova që tregojnë se të qenit aktiv promovon jo vetëm shëndetin fizik, mendor dhe social, por gjithashtu parandalon shfaqjen e sëmundjes në moshën e moshuar.

Ajo që një person bën sot ose këtë javë mund t’i sjellë dobitë e saj më vonë, shpjegon ekspertja e Universitetit të Sidneit.
Prof Tiedemann shpjegon se sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sasia e aktivitetit fizik varet nga mosha dhe prania e sëmundjeve kronike ose paaftësive.

“Mesazhi kryesor rreth aktivitetit fizik është se ai është i dobishëm për të gjithë, pavarësisht se në çfarë moshe jeni apo nga niveli të aftësisë së kufizuar.

“Dhe edhe nëse nuk mund të përmbushni sasinë e aktivitetit fizik që rekomandohet nga udhëzimet, çdo sasi e ushtrimesh apo aktiviteti fizik është e dobishme. Do të kishit përfitime shëndetësore edhe sikur të bënit pak më shumë lëvizje se më parë”.

Ajo shpjegon se aktiviteti fizik mund kryhet në një sërë formash të ndryshme dhe nuk ka nevojë që bëhet në formën e një programi të strukturuar.

“Mjafton të dilni për shëtitje gjatë kohës së lirë, mund të pastroni shtëpinë, kopshtin etj. Të gjithë këta aktivitete promovojnë shëndetin.”

2. Mbani një dietë të balancuar

Prof Tiedemann thotë se ka rëndësi që të mbani një dietë e ekuilibruar për të ulur mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve në moshë të thyer dhe për të zvogëluar rrezikun e obezitetit.

Ushqimi i shëndetshëm është i dobishëm për trupin, për kocka të forta dhe për më shumë energji.

 “Këto janë vërtet të rëndësishme, një dietë të ekuilibruar, jo shumë ushqime të përpunuara dhe jo shumë sheqer. Të gjitha këto janë çështje të ditës në shoqëri tani.”

japin informacion për llojet dhe sasitë e ushqimeve, grupet e ushqimeve dhe modelet dietike.

Australianët inkurajohen të shijojnë një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve që u përkasin pesë grupeve ushqimore, duke kufizuar ushqimet që përmbajnë yndyrë, kripë, sheqerna dhe alkool.

3. Kufizoni konsumin e alkoolit dhe të duhanit

“Këta janë faktorë rreziku dhe stili i jetesës ndikon tek shumë sëmundje”, thotë Prof Tiedemann, në lidhje me nevojën për të kufizuar alkoolin dhe për të hequr dorë nga pirja e duhanit.

Konsumimi i alkoolit është përgjegjës për 3 milionë vdekje çdo vit në rang global, si dhe në paaftësitë dhe shëndetin e dobët të miliona njerëzve thonë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të dhënat e Institutit Australian të Shëndetit dhe Mirëqenies (AIHW) tregojnë se në vitin 2020 pati 1,452 vdekje të shkaktuara nga alkooli, shumica (73 për qind) janë regjistruar tek meshkujt.

, janë rishikuar në vitin 2020, dhe ato rekomandojnë që konsumi i alkoolit të ulet për të ruajtur shëndetin.

Këshili i Kancerit rekomandon . Ju mund të caktoni ditë ku nuk do të pini alkool dhe në vend të tij do të përdorni ujin.

4. Qëndroni të lidhur me të tjerët

Prof Tiedemann thotë se vetmia është një “problem i madh” në shoqëri dhe ajo ndodh edhe kur një person është i rrethuar nga të tjerët, pasi shpesh ka një “mungesë lidhjeje”.

“Ka të bëjë me ndjenjën e të qenit i lidhur me ata që ju rrethojnë dhe të ndiheni të lidhur me shoqërinë në të cilën jetoni.

“Ka të bëjë me ndjenjën se ke rëndësi për të tjerët por në të njëjtën kohë edhe duhet të tregosh se kujdesesh për njerëzit e tjerë. E gjithë kjo lidhje njerëzore është vërtet e rëndësishme.”

Ajo thotë se lidhje të tilla mund të arrihen në një sërë mënyrash, duke përfshirë punën vullnetare dhe të qenit aktiv në komunitet.

“Vullnetarizmi mund të jetë një mënyrë për të promovuar lidhjet sociale me të tjerët që janë pjesë e një grupi. Me ta duhet të keni një lloj qëllimi të përbashkët dhe sporti është një nga aktivitetet më të përshtatshme për këtë.

Megjithatë, disa njerëzve u pëlqen të jenë vetëm.

"Këta individë edhe pse kanë dëshirë që të jenë vetëm, përsëri mbajnë lidhje përmes mjeteve të tjera."Beyond Blue duke përdorur Skype, Zoom, FaceTime dhe aplikacione si House Party.

Organizata rekomandon gjithashtu planifikimin e takimeve të rregullta sociale, duke përfshirë një klub librash, darka familjare, festa vallëzimi ose thjesht biseda në mbrëmje me miqtë.

5. Kujdesuni për veten por edhe për të tjerët

Izolimet gjatë pandemisë së COVID-19 ishin një shembull i mirë se pse ekziston nevoja për t'u kujdesur për veten dhe për të tjerët.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme. Unë e njoh veten, dhe për shembull shqetësohesha për prinderit e mi që i kisha të moshuar.

“Por shpeshherë është e vështirë të kuptoni se po mbartni shumë stres dhe ankth. Prandaj duhet të siguroheni që po kujdeseni për veten dhe kjo është shumë e rëndësishme.”

që duhet të bëjë një person çdo javë për të qenë në kontroll të shëndetit mendor, ndjenjave, trupit, gjumit dhe mendimeve.

Lexuesit që kanë nevojë për ndihmë mund të drejtohen tek Lifeline që jep ndihmë 24-7 në 13 11 14, Suicide Call Back Service në 1300 659 467 dhe Kids Helpline në 1800 55 1800 (për personat e moshave 5 në 25). Më shumë informacion mund të gjeni edhe nëdhe 

mbështet persona nga grupe të ndryshme kulturore dhe gjuhësore.

Share
Published 8 October 2022 11:24pm
Updated 8 October 2022 11:27pm
Presented by Majlinda Lulo
Source: SBS


Share this with family and friends