Përditësimi i situates se COVID-19: Vaksinimi ne New South Wales kalon shifrën tetë milionë njerez te vaksinuar, ndersa 39% njerez jane vaksinuar plotësisht në Viktoria

Ky është përditësimi juaj mbi Coronavirus në Australi për daten 11 Shtator 2021.

People wearing face masks hold hands while walking through Carlton Gardens in Melbourne, Saturday, September 11, 2021. Victoria has recorded 450 new locally-acquired COVID-19 cases in the past 24 hours. (AAP Image/James Ross) NO ARCHIVING

Source: AAP/James Ross

• Oranizata e shëndetit ne NSW iu kërkon banorëve rajonalë që të testohen

• Në Viktoria, 39 përqind e popullsisë është vaksinuar plotësisht

• ACT regjistron 15 raste dhe Queensland pesë raste të reja te infektuarish ne komunitetit


New South Wales

NSW ka regjistruar 1,599 raste të reja të fituara në vend, dhe tetë vdekje. Ka pasur 170 vdekje të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i këtij shpërthimi te fundit.

Fragmente të COVID-19 janë zbuluar në impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në Bajron Bay, Bangalow, Jindabyne, Harden, Moruya, Yass, Port Macquarie, Trangie dhe Young. Kjo është shqetësuese pasi testimet ende nuk kanë identifikuar raste infektimi në këto vende. Autoritetet po u bëjnë thirrje të gjithëve të monitorojnë shfaqjen e simptomave dhe të testohen.

Shteti kaloi shifrën prej tetë milionë për vaksinimet, me 44.5 për qind banorë të vaksinuar plotësisht.

Klikoni ketu per te prenotuar vaksinimin tuaj sot 

 

Viktoria

Viktoria ka rregjistruar 450 raste te reja të fituara ne vend, me më shumë se 70 përqind raste në periferinë veriore.

Nga e diela 12 shtator, gratë shtatëzena 24 javë e në vazhdim, do te kenë të drejtë për prenotime prioritare të vaksinave përmes klinikave shtetërore.

Gjeni nje qender vaksinimi prane vendit ku banoni .                       

                                                                                       

Njezet e kater orët e fundit në Australi

• ACT është juridiksioni i parë në Australi që vaksinoi gjysmën e popullsisë së saj të moshës 16 vjeç e lart.

• Më shumë se 1.000 familje janë në karantinë pasi Brisbane regjistron pesë raste të fituara në vend.

• Australia e Jugut do ta bëjë vaksinën Pfizer COVID-19 të disponueshme për të gjithë banorët e moshës mbi 12 vjeç, përfshirë ata mbi 60 vjeç, qe nga 13 shtatori.

COVID-19 myths
Source: SBS
Karantina, udhetimet, klinikat e analizave dhe pagesat per pandemi

Sistemet e karantines dhe analizat jane nen kontrollin e qeverive te shteteve dhe territoreve:

TAS  dhe 
Ne se deshironi qe te udhetoni jashte vendit, mund te beni kerkese per te marre leje udhetimi.  per me shume informacion ne lidhje me kushtet qe duhet te plotesoni per te marre leje. Keto masa jane te perkoheshme dhe numrat e pasagjereve po rishikohen vazhdimisht dhe ato perditesohen ne faqen e internetit te  .


 


Vizitoni sherbimet e 'NSW Multicultural Health Communication' :


Klinikat ku mund te testoheni ne shtetet dhe territoret e vendit:

 
 

Pagesat ne ndihme te personave te prekur nga pandemia ne cdo shtet dhe territor:

 
 

Share
Published 11 September 2021 5:23pm
By SBS/ALC Content
Source: SBS


Share this with family and friends