Personat që lëngojnë nga një sëmundje paraprake janë në rrezik të lartë nëse infektohen me COVID-19, përfshirë këtu të sëmurët nga zemra, diabeti, tensioni i lartë dhe astma. Virusi sulmon indet e mushkërive dhe rrit inflamacionin e brendshëm, për shkak të mënyrës se si sistemi imunitar i kundërvepron virusit.
Në nivel global, më shumë se 70 përqind e pacientëve me COVID-19 që kishin nevojë për kujdes intensiv kishin një gjendje shëndetësore para-ekzistuese.
Ky artikull detajon disa nga sëmundjet më të ndjeshme ndaj COVID-19.
Sëmundjet më kritike që mund të preken ndjeshëm nga COVID-19 janë: sëmundjet kronike të mushkërive, astma, sëmundjet e zemrës, diabeti, gjendjet e mëlçisë dhe veshkave, dhe të gjitha trajtimet dhe medikamentet që dobësojnë sistemin imunitar, siç janë trajtimet e kancerit ose periudha e pas-transplantimit.
Astma
Astma është një sëmundje e frymëmarrjes e shkaktuar nga inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes, me simptoma si kollë, frymëmarrje, shtrëngim i gjoksit dhe marrje mendsh. Vlerësohet se prek rreth 11% të australinëve. Australianët indigjen kanë më shumë të ngjarë të raportojnë se kanë astmë sesa australianë jo indigjen. Një sulm i astmës mund të shkaktohet nga çdo gjë që irriton rrugët e frymëmarrjes. Njerëzit që vuajnë nga astma duhet të marrin masa paraprake shtesë pasi COVID-19 sulmon edhe rrugët e frymëmarrjes.
Sëmundjet e mushkërive
Sëmundjet më të përhapura të mushkërive përveç Astmës në Australi janë: asbestoza, bronkektaza, fibroza cistike, emfizema, kanceri i mushkërive, efuzioni pleural, pleuriti, silikoza e frymëmarrjes dhe tuberkulozi. Më shumë informacion mbi sëmundjet e mushkërive (në anglisht) mund të gjeni
Sëmundja e zemrës
Hulumtimi global sugjeron që njerëzit me sëmundje kardiovaskulare janë në rrezik më të lartë të vdesin nga COVID-19 sesa personat tjerë, jo sepse ata janë në rrezik të lartë për t’u infektuar me virus, por sepse ata kanë shansë më të madhe për t’u prekur nga sëmundjet më serioze. COVID-19 shkakton një inflamacion akut të muskulit të zemrës që çon në dëmtim të zemrës dhe shkakton një sulm në zemër.
Një mënyrë është thelbësore: të bësh stërvitje, të ushqehesh me një dietë të ekuilibruar, të qëndrosh i hidratuar dhe të kesh gjumë të duhur. Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon 150 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar ose 75 minuta aktivitet fizik me intensitet të fortë në javë, ose një kombinim të të dyjave.
Diabeti
Njerëzit me diabet mund të përballen me sfida shtesë shëndetësore. “Diabetes Australia” rekomandon marrjen e vaksinës së gripit, e përcjellur me një plan të menaxhimit të niveleve të glukozës në gjak. Njerëzit me diabet kanë një rrezik më të madh të komplikimeve të rënda nga gripi dhe ka më shumë të ngjarë të zhvillojnë sëmundje serioze të frymëmarrjes sesa njerëzit pa diabet. Diabeti shkakton një reagim të dëmtuar të imunitetit ndaj infeksionit viral dhe infeksionit sekondar bakterial në mushkëri. Shumë pacientë me diabet të tipit 2 janë të trashë dhe mbipesha është gjithashtu një faktor rreziku për infeksione të rënda.
Sëmundja e mëlçisë
Njerëzit që jetojnë me hepatit B ose C, ose ndonjë sëmundje tjetër të mëlçisë duhet të përdorin të njëjtat masa mbrojtëse të rekomanduara për popullatën e përgjithshme. Jini vigjilentë dhe ndiqni masat e rekomanduara për të mbrojtur veten kundër COVID-19. Personave me sëmundje të rëndë të mëlçisë rekomandohet të marrin vaksinime kundër gripit dhe sëmundjes pneumokokale.
Sëmundja e veshkave
Njerëzit me sëmundje të veshkave duhet të jenë të vetëdijshëm se, ashtu si me gripin, ata janë në një rrezik më të lartë të simptomave të rënda dhe komplikimeve nga koronavirusi. COVID19 mund të ndikojë në funksionimin e veshkave nëse pacienti nuk është mirë i dehidratuar ose ka një infeksion dytësor shtesë.
Si të parandaloni dëmtimin e veshkave nëse jeni i sëmurë ose i dehidratuar. Planin e menaxhimit e gjeni .
Trajtimi i kancerit
Kur jeni të diagnostikuar me kancer, sistemi imunitar ka tendencë të jetë më i dobët dhe ju duhet të vazhdojnë të ndjekin çdo këshillë ose masa të veçantë të rekomanduara nga mjekët e kujdesit shëndetësor për të minimizuar rrezikun e infeksionit, gjatë dhe pas trajtimit. Eshtë thelbësore të qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shmangni udhëtimet jo thelbësore dhe transportin publik.
Të gjithë që jetojnë në Australi duhet të qëndrojnë të paktën 1.5 metra larg nga njëri tjeri, po ashtu tubimet janë të kufizuara në vetëm dy persona përveç nëse jeni me antarë familje ose bashkëjetoni me dikë në banesë.
Nëse besoni se mund të jeni infektuar me COVID-19, telefononi mjekun tuaj (mos e vizitoni) por thirrni Coronavirus Health Information Hotline në 1800 020 080. Nëse keni pengesë me frymarrje ose nëse keni një urgjencë mjekësore, telefononi 000.
SBS është i përkushtuar të informojë komunitetet e ndryshme në Australi për zhvillimet më të fundit mbi COVID-19. Lajmet dhe informacionet janë në shërbim tuaj në 63 gjuhë të ndryshme, vizitoni .