Vetëm disa ditë para Krishtlindjes udhëheqësit e shteteve dhe territoreve kanë vendosur kufizime të reja udhëtimi për banorët e Plazheve Veriore të Sidneit (Sydney's Northern Beaches) dhe Sidnei-t (Greater Sydney) ku rastet e reja me koronavirus janë në rritje.
Të shtunën, Premieri i New South Wals-it Gladys Berejiklian njoftoi se zona e Plazheve Veriore të Sidneit do të hynte përsëri në bllokim nga ora 5 pasdite të shtunën (19 dhjetor) deri në mesnatën e së Mërkurës (23 dhjetor).
"Në thelb, ne do i kthehemi kufizimeve që ishin vendosur në muajin mars, vetëm për zonën e qeverisë lokale të Plazheve Veriore të Sidnejit" tha ajo
Rritja e numerit të të infektuarve ka nxitur rregulla të reja për banorët e Sidnejit dhe New South Wales-it, ja çfarë duhet të dini.
Viktoria
Banorët e Sidneit të Madh (Greater Sydney) duke përfshirë Bregun Qendror (Central Coast) dhe Malet Blu (Blue Mountains) kanë të ndaluar të udhëtojnë për në Viktoria. Premieri i Viktorias Daniel Andrews ka shpallur të gjithë këtë rajon 'zonë të kuqe'.
Kushdo që hyn në Viktoria do t'i nënshtrohet karantinës së hotelit për 14 ditë.
Viktorianët që kthehen nga ky rajon kanë kohë deri në mesnatën e së hënës (21 dhjetor) për t’u kthyer në shtëpi, ku nga ata pritet të vetë-izolohen për 14 ditë në shtëpi.
Ata që mbërrijnë pas kësaj date do t'i nënshtrohen karantinës në hotel.
Z. Andrews tha se “ky vendim ishte i vështirë, por është vendimi i duhur".

Source: AAP
Ai tha se mbyllja e kufirit me NSW do të qëndroj në fuqi "për sa kohë që ka nevojë”.
Të gjitha rajonet e NSW (New South Wales) jashtë “Sidneit të Madh” janë në 'zonën e gjelbër', por edhe perkunder ketij fakti, këta banorë duhet të kërkojnë leje për të hyrë në Viktoria.
Të gjithë ata persona që tashmë janë në Viktoria dhe që kanë qenë në Plazhet Veriore të Sindejit në ose që prej 11 dhjetorit duhet të izolohen dhe të testohen
Queensland
Autoritetet shëndetësore të Queensland-it kanë njoftuar se do mbyll kufirin për banorët e “Greater Sydney”, pasi autoritetet shpallën të gjithë qytetin si një pikë e nxehtë.
Kushdo që ka qenë në Sidnei, Malet Blu, Bregu Qendror dhe Illawarra-Shoalhaven në dy javët e fundit nuk do të lejohet të hyjë në shtet pa leje. Nëse leja jepet, atyre do t'u kërkohet të hyjnë në karantinë e hotelit për 14 ditë.
Banorët e Queensland-it do të ketë 24 orë të tjera - deri në 1 të mëngjesit të Martën (22 dhjetor) - për t'u kthyer në shtëpi, por do të duhet të testohet për virusin dhe të izolohet për 14 ditë.

Queensland Premier Annastacia Palaszczuk speaks during a press conference in Brisbane, Sunday, 20 December, 2020. Source: AAP
"Nëse jeni nga Greater Sydney, tani nuk është koha për të udhëtuar në Queensland," tha të Dielën premieri i Queensland-it Annastacia Palaszczuk.
Queensland gjithashtu do të rivendosë pikat e kontrollit rrugor në kufirin NSW për të zbatuar rregullat e reja.
(The Australian Capital Territory - ACT) Territori i Kryeqytetit Australian
ACT kërkon që kushdo që vjen nga Sidnei, Bregu Qendror, Illawarra-Shoalhaven dhe Malet Blu të Nepean të hyjë në karantinë për 14 ditë.
"Nëse nuk jeni banor i ACT dhe keni qenë në ndonjë prej këtyre vendeve, mesazhi ynë është i thjeshtë ... mos udhëtoni në ACT," u tha gazetarëve të dielën Zyrtari Kryesor i Shëndetit i territorit Kerryn Coleman.
Çdokush në të njëjtën shtëpi me atë të udhëtarit (e kthyer ne ACT) gjithashtu do të kërkohet të bëjë karantinë, tha ajo.
“ACT Health” nuk do të shqyrtojë kërkesat e përjashtimit për jorezidentët që vijnë nga këto rajone, përveç në rrethana ekstreme, zbutëse, shtoi Dr. Coleman.
"Unë e kuptoj që kjo do të jetë e vështirë për shumë njerëz dhe ne nuk i marrim lehtë këto vendime”.
"Nuk do të kemi kufizimet në fuqi më gjatë sesa duhet, kemi neovijë që komuniteti të përgatitet, e gjithë kjo situate kjo ka të ngjarë të vazhdojë gjatë Krishtlindjeve dhe potencialisht edhe në Vitin e Ri."
Western Australia (Australia Perëndimore)
Australia Perëndimore ka rivendosur kufirin e saj “të forte” pët të gjithë banorët e NSW duke pasur parasysh numërin e infeskioneve në Plazheve Veriore të Sidneit, ka njoftuar Premieri Mark McGowan.
Të shtunën, vlerësimi i shtetit (Western Australia) për New South Wales-in ishte "rrezik të ulët" por kjo ndryshoi tashmë ai është shpallur me "rrezik të mesëm", që do të thotë se WA (Western Australia) do të rivendos të njëjtat masa të rrepta si më parë gjatë vitit.
Të vetmit persona nga NSW që do të jenë në gjendje të fluturojnë në shtet (WA) pas 20 dhjetorit do të jenë ata me përjashtime të veçanta.
Z. McGowan tha se ky ka qenë një "vendim i vështirë" për t'u marrë duke pasur parasysh se jemi pran festive te fundvitit.
"E kuptoj që ky do të jetë një lajm jo I pëlqyer për ata që kërkojnë të takojnë familjen për Krishtlindje në NSW," tha ai.
Northern Territory (Territori Verior)
Territori Verior ka mbyllur në mënyrë efektive kufirin e tij për udhëtarët nga Sidnei, tha shefja ministrore në detyrë Nicole Manison të dielën pasdite.
Njerëzit nga Sidnei, Malet Blu, Bregu Qendror dhe Illawarra do të urdhërohen në karantinë 14-ditore pas mbërritjes.
"Ne kemi thënë që prioriteti ynë numër një është të mbrojmë jetën e Territorianëve" u tha zonjë Manison gazetarëve. "Dhe ne do të vepronim shpejt dhe sot këtë edhe e kemi bërë".
Tasmania
Autoritetet shëndetësore kanë caktuar zonën e Plazheve Veriore në Sidnei një rajon "me rrezik të lartë", duke ndaluar çdo udhëtar që ka kaluar apo qëndruar aty që nga 11 dhjetori, të hyjë në Tasmani nëse nuk është një udhëtar thelbësor.
Pjesa tjetër e “Sidneit të Madh” është shpallur zone e "rrezikut të mesëm", me këdo që udhëton për në Tasmani nga këto zona, kërkohet të karantinojë për 14 ditë pas mbërritjes në Tasmani.
Gara e jahteve Sidnei në Hobart është anuluar për herë të parë në historinë e saj. Organizatorët pranuan se kufizimet ndër-kufitare nga shpërthimi i koronavirusit të Sidneit e bënë të pamundur garën e jahteve.
South Australia (Australia Jugore)
Premieri i South Australia Steven Marshall, njoftoi të dielën se shteti i tij do të mbyllë kufirin për banorët e Sidnein nga mesnata e së dielës (20 dhjetor) dhe pikat e kontrollit do të vendosen për të testuar njerëzit për COVID-19 në vend kalimet kufitare me NSW dhe në Aeroportin e Adelaide-s.
Të gjithë ata persona që vijnë nga Sidnei do të duhet t'i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 14 ditore me mbërritjen e tyre në SA, ndërsa kushdo që ka qenë në Plazhet Veriore te Sidnei-t nga fillimi I muajit dhjetor do të kthehet mbrapsht, përveç nëse nuk është një banor i South Australia-s që kthehet në shtëpi.
With additional reporting by AAP.
People in Australia must stay at least 1.5 metres away from others. Check your jurisdiction's restrictions on gathering limits.
If you are experiencing cold or flu symptoms, stay home and arrange a test by calling your doctor or contact the Coronavirus Health Information Hotline on 1800 020 080.
News and information is available in 63 languages at Please check the relevant guidelines for your state or territory: , , , , , , ,