- Kjo faqe e fakteve eshte perditesuar per here te fundit ne dhjetor 2020. Per informacionet me te reja COVID-19 ne gjuhen tuaj vizitoni:
Kufizimet COVID-19 në shtetin ose territorin tuaj- Si janë duke ndryshuar?
Viktoria – lehtësimi i kufizimeve
Pas mbledhjes së Kabinetit Kombëtar në 23 tetor, Viktoria ka rënë dakord në parim me “Rihapjen e kufijve përbrenda Australisë deri në Krishtlindje ’.
Kufizimet e “Hapit të Tretë” zbatohen në të gjithë shtetine Viktorias.
Më shumë informacion:
Hapat e përshtatjes me normalitetin e ri COVID-19
(I nënshtrohet këshillave të Shëndetit Publik)
Hapi i parë – është arritur
Hapi i dytë - Melburn - është arritur
Hapi i tretë
Melburni dhe Viktoria Rajonale
Nga 8 nëntori kufizimet e njejta zbatohen ne të gjithë shtetin e Viktorias.
- Kufiri i udhëtimit përtej zonës prej 25 km është hequr. Udhëtimi midis Viktorias rajonale dhe Melburnit tani është i lejuar. Nuk ka kufizime në atë se sa larg mund të udhëtoni. Nuk ka nevojë për leje udhëtimi.
- Kufiri i udhëtimit përtej zonës prej 25 km është hequr. Udhëtimi midis Viktorias rajonale dhe Melburnit tani është i lejuar. Nuk ka kufizime në atë se sa larg mund të udhëtoni. Nuk ka nevojë për leje udhëtimi.
- Deri në dy persona mund t'ju vizitojnë në shtëpi çdo ditë. Foshnjat nën 12 muaj nuk janë të përfshira në këtë kufizim. Të dy personat mund të jenë nga familje të ndryshme dhe mund t’ju vizitojnë veçmas. Partneri juaj intim nuk përfshihet në kufizim.
- Klientët në pub-e dhe restorante; deri në 40 në ambient të mbyllur dhe 70 jashtë.
- Tubimet fetare ; 20 vetë dhe një udhëheqës në ambient të mbyllur dhe 50 jashtë.
- Bibliotekat dhe qendrat e komunitetit janë të hapura për deri në 20 persona në ambiente të mbyllura me një maksimum prej 10 personash për hapësirë, duke iu nënshtruar kufijve të hapësirës së objektit.
- Takimet në natyrë në një vend publik janë të kufizuara deri në 10 persona, foshnje nën 12 muaj që nuk përfshihen në këtë kufizim. Një vend publik do të thotë një zonë në të cilën të gjithë mund të kenë qasje, për shembull një park lokal ose plazh.
- Vendet e mbyllura të argëtimit, përfshirë kinematë dhe teatrot, mund të hapen me deri në 20 persona, duke iu nënshtruar kufijve të hapësirës së objektit.
- Palestrat janë rihapur - me disa masa paraprake të rrepta sigurie
- Akomodimi për pushime/turizëm është rihapur gjithashtu.
Më shumë informacion këtu:
Nxënësit janë kthyer ne klasa protokoli COVIDsafe është në fuqi.
Më shumë informacion mund të gjeni këtu:
Hapi i fundit
Në të gjithë shtetin (Sapo të plotësohen këshillat e shëndetit publik)
-Rritet numëri i të lejuarve në tubime dhe restorante.
“COVID Normal”
Pa kufizime për tubime, vizitorë, restorante apo sport.
"COVID Normal" do të thotë:
- nuk ka raste të reja COVID-19 për 28 ditë
- nuk ka raste aktive (në të gjithë shtetin)
- nuk ka shpërthime të virusit korona në pjesët tjera të vendit
Zbatohet për të gjithë Victoria-n
Personat e diagnostikuar dhe kontaktet e ngushta (me persona të infektuar)
Personat e diagnostikuar me koronavirus duhet të vetë-izolohen dhe personat që jetojnë me një person të diagnostikuar, ose që kanë qenë në kontakt të ngushtë me një person të diagnostikuar, duhet të vetë-karantinohen gjithashtu:
Vizitorët e spitalit
Hyrja në spitale është e kufizuar. Punëtorët dhe vullnetarët mund të hyjnë si zakonisht, por ka kufizime në moshën dhe numrin e vizitorëve për pacientët, dhe kufizime në kohëzgjatjen e vizitave:
Bizneset e hapura:
Shumë biznese janë mbyllur, përveç shërbimeve themelore/esenciale siç janë:
- supermarketet
- dyqanet ushqimore
- dyqanet e pijeve akloholike/jo-alkoholike
- farmacitë
- pompat e benzinës
- bankat
- zyrat postare
Më shumë informacion mbi bizneset e Melburnit:
Përdorimi i Maskës:
- Banorëve në Melburn dhe Bashkia Mitçell "Mitchell Shire" ju kërkohet përdorimi i maskës jashtë shtëpisë
- Përdorimi i maskës është i obligueshëm. Gjoba për mos përdorim të maskës është 200 dollarë.
- Maska nuk është e detyrueshme për fëmijët nën moshën 12 vjeç.
- Mburojat e fytyrës, bandanat dhe shamitë, të cilat deri më tani kanë qenë të lejuara si mbulesë fytyre, nuk janë më të pranueshme.
Njerëzit ende mund të mbajnë një mburojë që mbulon ballin dhe anët e fytyrës, por maska duhet të vishet së bashku me mburoj.
Për më shumë informacion rreth përdorimit të maskës vizito:
Për një numër të lagjeve në Melburn (detajuar më poshtë) janë ri-kthyer kufizimet. Informacioni i mëposhtëm i referohet tërë shtetit të Viktoria-s.
Gjendja e jashtëzakonshme dhe kufizimet janë në fuqi deri në ora 23:59, më 16 gusht 2020.
Mbeshtetje financiare
- Pagesa “Pandemic Leave Disaster Payment” tani zëvendëson pagesën “Victorian Government’s $1500 Coronavirus (COVID-19) Worker Support payment”- (Pagesa e Mbështetjes së Punëtorëve të Qeverisë Viktoriane me 1500 dollarë (COVID-19).
- Një pagesë 300 dollarë për punëtorët Viktorian. Pagesa iu ofrohet prindërve dhe kujdestarve të cilëve u kërkohet të izolohen ndërsa janë në pritje të analizës së testit COVID-19.
Më shumë informacion:
Punëdhënësi
Nëse mund të punoni nga shtëpia, duhet të vazhdoni ta bëni këtë. Kjo është e rëndësishme për të ndihmuar në kufizimin e numrit të njerëzve që lëvizin përreth - dhe për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit (COVID-19).
Sidoqoftë, nëse nuk mund ta bëni punën tuaj nga shtëpia, mund të shkoni në punë. Kur jeni në punë mund të qëndroni të sigurt duke:
- veshur maskë për fytyrën gjatë punës dhe kur largoheni nga shtëpia
- larja e duarve rregullisht
- kollitjes dhe teshtitjes në një facoletë ose në bërryl
- mbajtja e të paktën 1.5 metra distancë nga të tjerët
Të gjitha bizneset duhet të kenë një plan COVIDSafe, duke përfshirë bizneset që veprojnë nga shtëpia (d.m.th. parukeritë nga një shtëpi).
Më shumë informacion:
Shkolla
- Të gjithë nxënësit në Viktoria janë kthyer në mësimet në klasa.
- Nxënësit e moshës 12 vjeç e lart (nëse janë në shkollë të mesme) duhet të mbajnë maskë në aktivitete jashtë shkollës.
- Nxënësit nën moshën 12 vjeç, ose ata 12 e lart që janë duke ndjekur shkollën fillore nuk kanë pse të mbajnë maskë për fytyrën.
- Nuk është e detyrueshme që mësuesit, edukatorët dhe kujdestarët të mbajnë maskë në fytyrë ndërsa japin mësim ose kujdesen për fëmijët.
- Studentët e Universiteti, TAFE dhe arsimit për të rritur duhet të vazhdojnë të mësojnë në distancë ose online kur është e mundur. Sidoqoftë, mësimi në klasa është i lejuar për mësim praktik, të bazuar në aftësi.
Me shume informacion:
Qendrat e kujdesit për fëmijë (Çerdhet dhe Kopshtet)
- Qendrat e kujdesit për fëmijë janë të hapura për të gjithë fëmijët.
- Kujdestaria e fëmijëve në shtëpi është e lejuar. Vizitorët në një shtëpi duhet të mbajnë një maskë fytyre dhe të mbajnë të paktën 1.5 metra distancë midis vetes dhe të tjerëve kur është e mundur.
Me shume informacion:
Biznesi dhe aktiviteti rekreativ
- Viktorianët duhet të punojnë nga shtëpia kur është e mundur.
- Banorët e Viktorias përfitojnë një pagese prej $ 1,500 nëse punëdhësi i tyre nuk paguan pushim mjekësor kur ata diagnostikohen me koronavirus ose kur u kërkohet të izolohen për shkak të kontaktit të ngushtë me dikë që është diagnostikuar me COVID-19.
Udhëtimit Trans-Tasman ( Australi – Zelanda e Re):
- • Nga 16 nëntori personat nga Zelanda e Re mund të udhëtojnë në Viktoria pa qenë e nevojshme të hyjnë në karantinë.
- Udhëtarët nga Zelanda e Re duhet të kenë kaluar të gjitha kërkesat përkatëse të imigracionit dhe biosigurisë
- Udhëtarët nuk duhet të kenë qenë në një vend me infeksion të lartë (hotspot) COVID-19 në Zelandën e Re në 14 ditët e mëparshme.
New South Wales
Informacion mbi rastet e fundit COVID-19 në NSW (New South Wales) kliko:
Po që se keni vizituar ndonje nga lokacionet e infektuara me COVID-19 (nga linku më lartë)
- menjëherë izolohuni për 14 ditë, nga dita kur keni vizituar për herë të fundit objektin/lokacionin.
- testohuni edhe nëse nuk keni simptoma
- nëse keni ndonjë nga simptomat COVID-19, përsëritni testin
- edhe në se testi juaj është negativë, ju duhet të qëndroni në izolim për 14 ditë
Tubimet
- 20 të ftuar brenda shtëpisë dhe 20 në tubime publike.
- Shërbimet fetare: numri maksimal i lejuar pjesëmarrësish nuk duhet të kalojë 100 vetë, në përputhje me rregullin – 4 metër katror për person.
- Dasma: numri maksimal i dasmorëve nuk mund të jetë më i madh se 150 persona që i nënshtrohen rregullit dhe regjistrimit - 4 metër katror për person.
- Funeralet dhe shërbimet përkujtimore: aplikohet rregulli 4 metër katror për person. Numri maksimal i lejuar pjesëmarrësish nuk duhet të kalojë 100 vetë.
Kufizimet COVID-19 për pub-et do të aplikohen edhe në restorante, bare, kafene dhe klube.
- prenotimet për mysafir kufizohen deri në 10 persona.
- dasmat do të kufizohen deri në 150 persona, duke iu nënshtruar rregullit prej katër metrash katrorë hapësirë për person.
- Funeralet dhe vendet e adhurimit do të kufizohen deri në 100 persona.
Për moment:
Në shtëpi lejohen në çdo kohë deri në 20 vizitor.
Biznesi dhe aktivitetet rekreative
Kafenetë, baret, restorantet dhe hotelet në Sydney CBD (qendra) mund të aplikojnë për leje të veçant për të shërbyer ushqim në ambient të hapur pa pasur nevojë për miratim paraprak nga zyra e planifikimit. Ky është një project pilot 12-mujor i cili ka filluar më 16 tetor 2020 në “The Rocks” kurse nga 1 nëntor 2020 do vlen edhe për Sydney CBD (qendra).
Aktivitetet e mëposhtme lejohen:
- Kafenetë dhe restorantet mund të hapen me kufizime:
- jo më shumë se 50 klientë ose një klient për 4 metra katrorë në një zonë ekzistuese të ngrënies.
- Rezervime deri në 10 persona.
- Kushdo që hyn në lokal duhet të jap emrin dhe detajet e kontaktit të tij.
- Lokalet duhet të kenë një plan sigurie COVID-19 dhe të mbajnë një proçesverbal për të gjithë njerëzit që hyjnë në local.
- “Food courts” lejohen të rihapen.
- Numri i personave që lejohen të mblidhen jashtë është rritur nga 10 në 20. Fitneset, palestrat, pilatet, yoga dhe studiot e vallëzimit mund të rihapen me: deri 10 persona për klasë dhe 100 persona në një vend të mbyllur.
- Qendrat e komunitetit, përfshirë objektet e tyre argëtuese mund të rihapen.
- Disa ambiente rekreative përfshirëkëtu pishinat dhe saunat mund të rihapen me një numër të kufizuar.
- Salonet e tatuazheve dhe masazhit mund të rihapen me deri në 10 klientë.
- Muzetë, galeritë dhe bibliotekat e NSW janë rihapur nga 1 qershori, me kusht që hapësira për vizitorët të jet COVID-19 e sigurt.
- Nga 1 korriku – Sporti për fëmijë dhe të rritur (në qendra komuniteti) lejohet të rifillojnë.
Shkollat
- Asnjë nxënës/student në NSW me simptoma të COVID-19 nuk do të lejohet të kthehet në shkollë derisa të dëshmoj se janë COVID-19 negativ.
- Mbrëmejt e maturës, ceremonia e diplomimit dhe ngjarjet e tjera sociale nuk lejohen.
- Shkollat nuk do organizojnë ceremonin e përfundimit të Viti 12-të për prindërit.
- Aktivitetet ndër shkollore duhet të mbeten brenda komunitetit lokal ose zonës.
- Prindërit / kujdestarët dhe vizitorët e tjerë jo-thelbësorë/esemcial nuk lejohen në objektin e shkollës.
- Të gjitha këngët në grup (koret) dhe / ose aktivitete të tjera të këndimit, si dhe përdorimi i instrumenteve të erës në grup, nuk lejohen.
- Mensa në shkollë mund të hapen me leje të drejtorit
- Udhëtimet ditore jashtë objektit shkollorë ku distanca fizike është e mundur, lejohen.
Për më shumë informacion rreth edukimit në NSW vizitoni:
Udhëtimi
Qeveria e NSW do të rihapë kufirin për në Viktoria në ora 00:01 (pas mesnatës) të hënën 23 nëntor.
Premieri i NSW Gladys Berejiklian tha se data e rihapjes duhet t'u japë njerëzve kohë për të bërë plane, për të rezervuar pushime dhe për t'u ribashkuar me anëtarët e familjes përpara Krishtlindjeve.
Udhëtimet Zelanda e Re - Australi (Trans-Tasman Travel):
- Nga 16 tetori shtetasit e Zelandës së Re mund të udhëtojnë në NSW (New South Wales – Sydney) pa pasur nevojë të karantinohen.
- Udhëtarët zelandez si parakusht udhëtimi për në Australi kanë, mos prezenca e tyre në 14 ditët e fundit në ndonjë vend të infektuar me COVID-19 në Zelandën e Re.
NSW ka mbyllur përkohësisht kufirin me shtetin Viktoria deri më 23 nëntor për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Banorët e zonës kufitare në Viktoria mund të aplikojnë për një leje hyrje në NSW () me kushte të caktuara për një zonë kufitare rezidente:
- personi është i autorizuar të hyjë në NSW vetëm për punë, arsimim, kujdes mjekësor, ofrimin ose marrjen e kujdesit për një person të sëmurë,
- personi nuk mund të udhëtojë në asnjë pjesë të NSW që është jashtë zonës kufitare dhe
- personi nuk mund të hyjnë në NSW nëse ka udhëtuar në brendësi të Viktoria-s, jashtë zonës kufitare në 14 ditët e fundit.
Personat që kthehen nga Viktoria në New South Wales do të detyrohen të karantinohen për dy javë në hotel.
I njëjti rregull (karantina) vlen edhe për ata që kthehen nga jashtë shteti (udhëtimet ndërkombëtare).
Udhëtarët duhet te paguajne koston e hotelit nga shpenzimet e tyre.
- NSW ka mbyllur përkohësisht kufirin me shtetin Viktoria për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Të gjithë personat që hyjnë në NSW nga Viktoria do t'ju duhet një „leje hyrje” për në NSW që përmban detalet nëse keni nevojë të izoloheni për 14 ditë, të testoheni për COVID-19, ose ndonjë kusht tjetër. Po ashtu në fuqi janë edhe disa rregulla të veçanta për:
- banorët e qyteteve ne kufi
- personat që kryejnë shërbime kritike
- udhëtarët ndërkombëtarë që kalojnë tranzit përmes NSW.
Për më shumë informacion vizitoni:
- Udhëtarët ndërkombëtarë që vijnë në NSW do të duhet të paguajnë 3000 dollarë për dy javë karantinë hoteli nga mesnata e së shtunës, 18 korrik, pa marrë parasysh se ku është venbanimi i tyre në Australi. Për më shumë informacion:
- Nga 1 qershor banorët e NSW do mund të bëjnë pushime kudo brenda NSW.
- Udhëtarët që vijnë nga shtetet tjera australiane, mund të vizitojnë NSW për pushime, por do të duhet të zbatojnë rregullat e shtetit të tyre kur të kthehen.
- Disa parqe kampingu do të hapen nga 1 qershori. Udhëtarët që planifikojnë të vizitojnë parqet kombëtare duhet të jenë të informuar me disa rregulla (kliko) .
Për më shumë informacion rreth kufizimve në NSW vizito:
Pub-et: nga e shtuna e 18 korrikut, pubet në NSW (New South Wales) duhet të kufizojnë prenotimet në grup të klientëve deri në 10 persona ndësa nuk lejohen mëshumë se 300 persona në lokal.
Për më shumë informacion:
Queensland
Tubimet
Faza 5 e udhërrëfyesit në shtetin e Queensland-it (QLD) do të fillojë në 1 nëntor, e cila do të lejojë 40 persona në tubime private dhe 40 persona do të lejohen të kërcejnë në dasma.
Nga ora 1 e mëngjesit më 25 shtator 2020 nuk ka më zona të ndaluara nën kufizimet COVID-19 në Queensland, por disa kufizime vazhdojnë të zbatohen nën udhëzimet e mëposhtme:
• Lëvizja dhe tubimet (deri në fund të tetorit):
- Më së shumti deri në 30 persona në shtëpinë tuaj, përfshirë anëtarët e familjes tuaj që jetojnë atje. Vizitorët mund të jenë nga familje të ndryshme
- Tubimi publik deri në 30 persona, duke përfshirë veten dhe anëtarët e familjes tuaj.
· Kujdesi për të moshuarit:
- Protokole të reja për operatorët e institucioneve të kujdesit për të moshuarit.
- Banorët mund të kenë deri në dy vizitorë në të njëjtën kohë. Nuk ka asnjë kufizim në numrin e vizitave të lejuara në një ditë ose kohëzgjatjen e secilës vizitë.
· Vizitat në spital:
- Deri në dy persona mund të vizitojnë një pacient në spital në çdo kohë, për çdo kohë, brenda orëve të vizitës. Më shumë se dy vizitorë do të lejohen të ofrojnë mbështetje vetë nëse pacienti është afër fundit të jetës (vdekjes).
Me shume informacion:
Biznesi dhe aktiviteti rekreativ
Nga qershori deri në dhjetor 2020, punëtorëve pa orar të caktuar (casual workers) që nuk kanë qasje në pushim mjekësor do t'ju paguhet një shumë prej 1.500 $ nga Qeveria e Queensland nëse testojnë pozitive për koronavirus.
Zbato protokolin - një person për 4 metër katror:
- Numri i klientëve në një biznes (për vendet më të vogla nën 200 metra katror, një person për 2 metra katror - deri në 50 persona)
- Muzetë, galeritë e artit, bibliotekat dhe vendet historike.
- Organizatat sportive, rekreative dhe palestërat – zbatoni planin COVIDsafe.
- garat sportive dhe kontakti fizik në fushën e lojës
- Objektet e brendshme sportive
- Deri në 25,000 spektatorë ose 50% të kapacitetit në stadiume sportive në Queensland, me një plan COVIDsafe
- Vendet e koncertit, teatrot dhe auditoriumet (deri në 50% kapacitet) me një plan COVIDsafe
20 persona lejohen në çdo kohë për:
- ngrënie në restorante, kafene, pube, klube të regjistruara dhe të licencuara, klube RSL, hotele dhe kazino - pa bare ose lojëra ( duke iu përmbajtur rregullave COVIDsafe - https://www.covid19.qld.gov.au/__data/assets/pdf_file/0020/127235/COVID-Safe-Checklist-RestCafes.pdf)
- kinema shtëpie
- shtëpi të hapura dhe ankande (blerje / shitje)
- parqe argëtuese në natyrë, kopshte zoologjike dhe kënd lojëshash
- vendet e koncerteve, teatrot, arenat, auditoriumet dhe stadiumet
- sallone te bukurisë, manikyr- pedikyr, sallone tatuazhesh dhe banjë-spa (duke respektuar rregjistrin e kontrollit COVIDsafe)
Në vende të hapura
- 50 persona lejohen në çdo kohë për ngrënie: (duke respektuar rregjistrin e kontrollit COVIDsafe)
- restorante, kafene, bare, klube të regjistruara dhe të licencuara, klube RSL dhe hotele vetëm për vendasit (duhet të tregojë dëshminë e vendbanimit) - pa bare ose lojëra fati - bixhoz.
- Udhëtimi rekreativ në pjesët rurale, vetem nëse jetoni në aty.
"Outback"
Komunitetet indigjene - Zonat e Biosigurisë
Qeveria e Shtetit dhe udhëheqësit indigjenë kanë rënë dakord për një plan tre fazor për të lehtësuar kufizimet në zonat e përcaktuara nga qeveria federale si Zonë Biosigurie. Komunitetet e caktuara do të kalojnë nga kufizimet e tanishme federale të biosigurisë në planet e vecanta shtetërore.
Faza 1: Njerëzit që hyjnë ose ri-hyjnë në një komunitet do të duhet të vetë-karantinojnë aty ku është e sigurt për ta bërë këtë. Sidoqoftë, përjashtimet e karantinës do të mbeten në vend për punëtorët thelbësorë, ata që udhëtojnë nëpër zonë pa u ndalur dhe ata që kanë një përjashtim.
Faza 2: Zyrtari Kryesor i Shëndetit do të botoj një udhëzues që u mundëson komuniteteve të bëhen pjesë e "zonave të sigurta të udhëtimit", në mënyrë që banorët të mund të udhëtojnë me lehtësi bazuar në këshillat e shëndetit publik.
Faza 3: Kufizimet e karantinës për hyrjen në komunitetet idigjene do të hiqen. Burks dhe Cook Shires të jenë subjekt i të njëjtave dispozita si zonat e tjera të Queensland nën ‘Roadmap to Easing Restrictions’ :
Udhëtimi
Queensland-i ka mbyllë kufijtë për të gjithë udhëtarët nga Viktoria dhe New South Wals-i. Çdo personi cili vjen nga lista e vendeve me infeksion COVID-19 nuk mund të hyj në Kuinsland (Queenslan).
Banorët e Kuinsland-it (Queensland) që kthehen do të dërgohen në karantinë të detyrueshme hoteliere për 14 ditë me shpenzimet e tyre.
Qeveria e Queensland aplikon masa të reja të kontrollit kufitar gjatë kalimit të kufirit përfshirë edhe kontrollin e identifikimit.
- Nga e premte 25 shtator kufiri i Queensland hapet për banorët e Kanberra-s.
- Çdo person që udhëton nga South Australia, Western Australia, Tasmania dhe Northen Territory (Territori Verior) mund të hyjë në Queensland - nëse i plotëson kushtet e veçanta dhe nënshkruan një deklarate kufitare që e obligon personin për të bërë një test COVID-19 nëse shfaq simptoma.
- Si të aplikoni për leje hyrje:
- Çdo person që gjatë 14 ditëve të kaluara ka qenë në një vendet e raportuara me raste COVID-19, përfshirë edhe shtetin Viktoria, nuk rekomandohet të hyjë në Queensland.
- Shtei i Kuinsland-it ka mbyllur kufijtë për të gjithë banorët e Viktorias, si dhe për banorët e 77 lagjeve periferive të Sidneit: Liverpool dhe Campbelltown (atyre ju ndalohet të kalojnë kufirin.)
- Banorët e Kuinsland-it që kthehen nga këto lagje duhet të karantinohen për dy javë në një hotel. Shpenzimete hotelit i takojnë vet banorëve të kthyer.
- Banorët do të jenë në gjendje të udhëtojnë deri në 500 km larg shtëpisë
- Qeveria e Queensland-it ka zhvilluar së bashku me liderët e komuniteteve Aborigjine dhe Torres Strait Islander një plan tre-fazor për të lehtësuar, në mënyrë të sigurt kufizimet në zonat e caktuara:
Shkollat
- të gjitha shkollat kanë rifilluar mësimin.
Për më shumë informacion mbi shkollat në Queensland kliko:
Për më shumë informacion kliko:
South Australia
Azhurnimi i fundit:
South Australia (Australia e Jugut) është në bllokim nga mesnata e 19 Nëntorit, për të paktën për 6 ditë. Kufizimet do të pasohet më pas me 8 ditë kufizime të reduktuara.
Të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi (përveç aktiviteteve thelbësore)
Një person për familje mund të blejë ushqim një herë në ditë.
Shkollat dhe shërbimet e kujdesit për fëmijët: të mbyllura nga e enjtja 19 nëntor, me përjashtim të studentëve në nevojë dhe fëmijëve të punëtorëve thelbësorë
Universitetet: të mbyllura nga 19 nëntori.
Të gjitha ushtrimet dhe sportet në natyrë janë të ndaluara.
Kujdesi për të moshuarit dhe objektet e kujdesit për aftësinë e kufizuar lejojnë vetëm vizitat në rastet kur personi është para fundit të jetës.
Të gjitha restaurantet, pubet dhe bizneset tjera të gastronomisë - duke përfshirë edhe “take away” janë të mbyllura
Operacionet në spitale: shtyhen, përveç trajtimit të kancerit dhe operacioneve urgjente.
Supermarketet dhe dyqanet e alkoolit do të qëndrojnë të hapura.
Shërbimet mjekësore, përfshirë shërbimet e shëndetit mendor, do të jenë gjithashtu në dispozicion, ashtu si shërbimet veterinare.
Transporti publik, aeroporti, mallrat, bankat, zyrat postare dhe stacionet e benzinës mbeten të hapura.
Udhëtimi ndërshtetëror nga SA:
- WA, NT, Tasmania dhe Viktoria shtrëngojnë kufijtë dhe vendosin karantinë për udhëtarët e SA.
- Kufizimet e Queensland zbatohen vetëm për banorët e Adelaidës, jo për të gjithë shtetin.
- Kufijtë e NSW-së mbeten të hapur për personat nga SA. Sidoqoftë, çdokush që po udhëton në NSW nga South Australia (Australia e Jugut), ose e ka bërë këtë së fundmi, pavarësisht nga mënyra e tyre e transportit, kërkohet të bëjnë tetsin COVID-19.
South Australia ka hyrë në Fazën 3, është kjo një fazë më e thjeshtuar, përveç në disa aktiviteteve me rrezik të lartë.
Nga 28 gusht 2020, disa kufizime do të lehtësohen:
- Tubimet në shtëpi deri në 50 persona.
- Rikthehet “Zona buffer” udhëtimi 40 km për komunitetet ndërkufitare në kufirin Viktoria – South Australia.
- Udhëtarët që kthehen në South Australia përmes aeroporteve të Sidneit ose Kanberra-s nga Western Australia, Northern Territory, Queensland dhe Tasmania nuk do t'u kërkohet të izolohen për 14 ditë.
Tubimet
- Tubimet në shtëpi private nuk mund të kenë më shumë se 50 të ftuar.
- Tubimet në një vend privat, përjashtur një rezidence private (të brendshme ose të jashtme) tani janë të kufizuara në jo më shumë se 100 vetë.
- Pubet, baret dhe restorantet: mund të shërbejnë alkool vetëm për klientët që janë ulur, larg nga banaku.
- “Zona e mbrojtjes” prej 40 km për komunitetet ndërkufitare në Viktoria dhe South Australia është rivendosur
- Udhëtarët që vijnë në South Australia përmes aeroporteve të Sidneit ose Kanberrës nga Western Australia, Northern Territory, Queensland ose Tasmania atyre nuk do u kërkohet më të vetë izolohen per 14 ditë.
Biznesi dhe aktiviteti rekreativ
Të gjitha bizneset, aktivitetet dhe tubimet janë të lejuara në Fazë 3.
- Bizneset dhe aktivitetet e përcaktuara publike me një plan ekzistues “COVIDsafe” nuk kanë nevojë të plotësojnë një plan të ri
- Nëse keni një plan ekzistues “COVIDsafe” dhe kerkoni t’a zgjeroni biznesin/aktivitetin tuaj, ju duhet të krijoni një Plan të ri.
- Bizneset dhe aktivitetet e përcaktuara publike që nuk kanë një plan “COVIDsafe” nuk lejohen të vazhdojnë aktivitetin derisa të zhvillojnë një plan “COVIDsafe”
Për më shumë informacion mbi Fazë3 vizito:
Udhëtimi
- Kufijtë e South Australia janë të hapur për banorët e Kanberra-s që nga 16 Shtatori 2020, udhëtarët nuk kanë nevojë të izolohen për 14 ditë pas mbërritjes në shtet.
- Lejohet udhëtimi rajonal brenda South Australia.
- Askush nuk mund të hyjë në South Australia, nëse vjen nga Viktoria, madje as banorët e South Australia.
- Vetëm udhëtarët esencial/thelbësorë mund të hyjnë në South Australia nga Viktoria, përfshirë banorët e komuniteteve ndërkufitare.
- Banorët e komunitetit ndërkufitar South Australia / Victoria duhet të aplikojnë përsëri nën një kategori tjetër të Udhëtarit Esencial/Thelbësor. Nëse ata kanë një status udhëtimi të aprovuar, nuk kanë nevojë të aplikojnë për një miratim të ri nëse janë:
-nxënës të shkollës së mesme të vitit 11 ose 12.
-shofer i automjetit privat që transporton një personi i cili është nxënës i shkollës së mesme të vitit 11 ose të vitit 12.
-Bujqit me pronë afër kufirit SA / VIC.
- Udhëtarët nga NT, QLD, TAS dhe WA lejohen të hyjnë në Australinë e Jugut pa kufizime.
- Udhëtarët nga NSW, ACT ose që vijnë nga jashtë (udhëtar ndërkombëtar) duhet të izolohen. Gjithashtu duhte të izoloheni, nëse jeni COVID-19 pozitiv ose keni qenë në kontakt të ngushtë me dikë që ka.
- Gjatë 14 ditëve ju duhet të qëndroni në shtëpi (ose dhomë hoteli) dhe të mos largoheni përveç nëse duhet të kërkoni kujdes urgjent mjekësor.
Nëse planifikoni të udhëtoni për në South Australia (Australinë e Jugut) plotësoni “Cross Border Travel Registration” Regjistri i Udhëtimit Ndërkufitar, të paktën 3 ditë para udhëtimit tuaj:
Për më shumë informacion mbi vetë-karantinën në SA vizitoni:
Shkollat
Shkollat në South Australia janë të hapura që nga fillimi i gjysmë vjetorit të dytë. Nxënësit inkurajohen të ndjekin udhëzimet për shkollat publike të SA (South Australia).
Për më shumë informacion:
Western Australia
Faza 4
Kufizimet COVID-19 në Western Australia (Australinë Perëndimore) janë relaksuar. Për moment shteti zbaton rregullat e Fazës 4 (nga 6 fazat).
• Data e planifikuar për të hyrë në fazën 5 (15 gusht) është shtyrë për në 24 tetor, por raportohet se këshilltarët shëndetësorë mund të rekomandojnë shtyrjen edhe pas 24 tetorit.
Tubimet
Numri i lejuar i njerëzve në tubime (me përjashtim në zyre/vend pune) është rritur, po ashtu edhe disa biznese tjera lejohen të rihapen.
Rregulli që ishte në fuqi - 4 metër katror hapësirë për një person është shfuqizuar me 2 metra katrorë për person. Kjo vlen për të gjitha lokalet në WA (Western Australia) dhe për të gjitha aktivitetet e lejuara në fazën 3.
Bizneset në Western Australia duhet të respektojnë rregullat e Udhëzimeve të Sigurisë COVID (COVID Safety Guidelines) dhe të përgatisin një Plan Sigurie COVID (COVID Safety Plan) para se të rihapen, për të mbrojtur stafin dhe klientët. ( )
Lokalet e hapura gjatë fazës 2 duhet të azhurnojnë Planet e tyre të Sigurisë COVID-19.
- Lejohen grumbullimet brenda dhe jashtë deri në 100 persona (për një hapësirë të vetme të pandarë) dhe deri në 300 persona në total, për çdo lokal me hapësirë (dhoma) të ndara (aplikohet rregulli 100/300)
- Lejohen deri në 100 persona në dasma dhe funerale.
Për arenat sportive dhe argëtuese në Western Australia (WA – Australia Perëndimore), lejohet operimi me kapacitet deri në 50 përqind. Në Fazën 4, kapaciteti i përkohshëm i Stadiumit Optus do të jetë 30.633 për ngjarje sportive (35,000 për koncerte), HBF Park mund të akomondoj 10.150 (16.500 për koncerte), RAC Arena mund të akomondoj 7150 (8250 për koncerte).
Stadiumi Optus
Ngjarjet sportive: 30,633
Koncerte: 35,000
Parku HBF
Ngjarjet sportive: 10.150
Koncerte: 16.500
RAC Arena
Ngjarjet sportive: 7150
Koncerte: 8250
Më shumë informacion mbi Fazën 4:
Biznesi dhe aktiviteti rekreativ
- lejohet hapja e bizneseve gastronomike dhe e lokaleve të liçencuara (shitja e alkoolit).
- Alkooli mund të shërbehet në lokale.
- Rihapen - kafenetë dhe restaurantet.
Të gjitha restaurantet, kafenet dhe pubet mund të hapen nëse klientët janë ulur.
- Hapen te gjitha sallonet e bukurisë
- Saunat, banjat, pishinat dhe qendrat e masazhit mund të rihapen (rregulli 100/300).
- Palestrat dhe qendrat e sporteve të brendshme mund të zhvillojnë aktivitetet, përfshirë këtu edhe përdorimin e të gjitha pajisjeve të palestrës (palestrat duhet të aplikojnë pastrim të rregullt).
- Sportet dhe trajnimet, lejohen.
- Fushat e lojërave dhe pajisjet e palestrës në natyrë - lejohen të përdoren.
- Galeritë, muzetë, teatrot, auditoriumet, kinematë dhe vendet e koncerteve mund të rihapen (gjatë çdo shfaqjeje, klientët duhet të ulen (rregulli 100/300)
- Kopshti Zoologjik i Perth-it hapet pa kufizime (rregulli 100/300 vlen për hapësirat e mbyllura dhe kafenetë / restorantet)
- Parqet argëtuese - mund të rihapen (rregulli 100/300)
- “Rottnest Island” do të rihapet për publikun.
- Venet e bixhozit (TAB) dhe Pub-et, rihapen për baste.
- “Crown Casino” mbetet i mbyllur për lojërat e fatit gjatë fazës 3.
Udhëtimi
- Ju nuk mund të hyni në WA (western Australia) përveç nëse jeni një udhëtar i përjashtuar:
- Udhëtarët që kanë qenë në Viktoria ose New South Wales në 14 ditët e fundit nuk do të lejohen të hyjnë në WA, përveç nëse ata janë pjesë të kategorive të përjashtuara:
- Udhëtimi lejohet në të gjithë Western Australia (Australinë Perëndimore), përfshirë rajonin Kimberley. Hyrja në komunitetet e largëta Aborigjene mbetet e ndaluar.
Shkollat
- Shkollat publike Në Western Australia janë hapur në fillim të gjysëm vjetorit të dytë për të gjitha familjet që vendosin t'i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.
- Për studentët që mësojnë nga shtëpia, ofrohen pako arsimore në distancë.
Për më shumë informacion mbi shkollat e Western Australia kliko:
Tasmania
Kufiri mbetet i mbyllur deri në 31 gusht.
Gjendja e jashtëzakonshme është zgjatur deri në 31 gusht.
Pagesa “Leave Disaster Payment”
Që nga 22 gusht, punëtorët Tasmanian tani kanë të drejtë ne pagesën “Leave Disaster Payment” prej 1.500 dollarësh, nëse ata nuk mund të punojnë sepse duhet të izolohen ose karantinohen.
Kjo është një pagesë për të ndihmuar punëtorët gjatë periudhës së tyre të izolimit 14-ditor.
Udhëtimi për në Tasmani (Regjistrimi Online)
• Kushdo që synon të udhëtojë në Tasmania nga një pjesë tjetër e vendit ose jashtë saj, duhet të regjistrohet në sistemin e ri në internet të regjistrimit të udhëtimit të quajtur "G2G PASS" duke shkuar ne
• Aplikacioni “Good to Go” duhet të plotësohet me saktësi se ku ka qenë pasagjeri në 14 ditët e fundit. Gjobat mund të shkojnë deri në 16.800 dollarë ose deri në 6 muaj burg për ata që japin informacion të pasaktë.
Tubimet
- Shtëpi: deri në 20 persona në çdo kohë, duke mos përfshirë banorët e shtëpisë.
- 20 persona lejohen për të gjitha grumbullimet brenda dhe jashtë, duke ndjekur rregullin një person në katër metër katror (restorantet, kafenetë, kinematë, muzeumet, dasmat dhe objektete fetare).
- 50 persona lejohen në funeral (në mjedis të hapur)
Biznesi dhe aktiviteti rekreativ
- Numri i njerëzve i përcaktuar është përcaktuar nga dendësia e mjedisit: deri në 250 persona brenda dhe 500 në ambient të jashtëm.
- Kufiri i dendësisë është një person për 2 metra katrorë:
- Klientët në restorant ose në një vend tjetërku lejohet shitja e alkoolit mund të lëvizin lirshëm, por nga ata kerkohet të ulen ndërsa pinë alkool.
- Pëe më shumë informacion rreth biznesit vizitoni: :
Udhëtimet
- Gjendja e jashtëzakonshme në Tasmania është zgjatur deri më 26 tetor
- 1 Dhjetori është data e planifikuar për lehtësimin e kalimit të kufirit.
- Ju mund të udhëtoni dhe të qëndroni kudo brenda Tasmanisë, por duhet të respektoni kufizimet në tubimet dhe vizitat në shtëpi.
- Kthimi nga Queensland: Banorët e Tasmania-s të kthyer nga zonat e Qytetit Brisbane, Qytetit Ipswich dhe Logan City u kërkohet të karantinohen për 14 ditë në akomodimin e caktuar nga qeveria.
Për më shumë informacion vizitoni:
Shkollat
- Të gjitha shkollat kanë rifilluar me mësim.
Për më shumë informacion kliko:
Northen Territory
Rregulli i vetë-karantinës
- Northen Territory (NT) ka kaluar nga karantina e monitoruar e detyrueshme prej 14 ditësh në - 14 ditë vetë-karantinë të detyrueshme në shtëpinë; në akomodimin privat; ose në akomodimin hotelier me koston e personit. Për më shumë informacion vizitoni:
Tubimet
- Nuk ka kufizime të grumbullimit në NT (Northen Territory), por njerëzve u kërkohet të respektojnë distancimin social prej 1.5 metrash
- Lejohen dasmat dhe funeralet
Biznesi dhe aktiviteti rekreativ
- Ushtrimet, tubimet në natyrë, noti, peshkimi dhe shëtitja janë të lejuara
- Parqet, pishinat, terrenet e lojërave, palestra në natyrë janë të hapura.
- Kafenetë, restorantet, baret, trajnimet sportive, tregjet e brendshme, palestrat, bibliotekat, galeritë dhe muzetë lejohen të hapen.
Lehtësimi i kufizimeve përfshijnë:
- Lejohet të operojnë të gjitha aktivitetet e lojrave të licencuara duke përfshirë edhe TAB.
- Sportet ekipore si futbolli, basketbolli, futbolli dhe netballi.
- Kinemaja, teatri, salla e koncerteve, salla e muzikës, salla e vallëzimit, klubet e natës
- Vizitoni një bar pa konsumuar ushqimin.
- Të gjitha shërbimet e ndaluara më parë në sallonet e bukurisë dhe / ose shërbimet kozmetike
- Të gjitha shërbimet e kufizuara më parë në tatuazhet.
- Vizitoninjë park argëtimi, qendër komunitare, qendër rekreative ose qendër lojrash.
- Merrni pjesë në gara me spektatorë – duke respektuar konfigurimin e ulëseve. Nëse mbi 500 persona, ngjarja kërkon një Plan të Sigurisë COVID-19 të aprovuar veçmas.
- Të gjitha bizneset, objektet dhe shërbimet më parë të ndaluara tani mund të rifillojnë duke siguruar respektimin e parimeve kryesore.
- Ngjarjet e mëdha /kryesore do të aprovohen një nga një veçmas.
Udhëtimi
- Arritjet në Northen Territory nga jashtë, disa pjesë të Viktorias apo Sydney-it, ose të cilët kanë qenë në Sydney ose Viktoria në 14 ditët e fundit, do të drejtohen në karantinë të detyrueshme në objektin e karantinës Howard Springs me një çmim prej 2,500 dollarë
- Udhëtarët nga shtetet tjera që hyjnë në NT (Northen Territorry) duhet të ndjekin 6 hapa:
-Përmbahuni kërkesave dhe detyrimeve për karantinë
-Plotësoni formularin e hyrjes në kufi
-Shtypni formularin tuaj
- Nënshkruani deklaratën gjatë mbërritjes
-Monitoroni shëndetin tuaj
-Ushtroni kujdes për vendet/zonat e infektuara
-Për më shumë informacion në lidhje me secilin nga 6 hapat vizitoni: - Ndërsa kufijtë u hapën për pjesën tjetër të Australisë më 17 korrik, ekziston prania e Policisë se Northen Territory në të gjitha vendkalimet kufijtare dhe aeroportet.
- Rajoni rural i Northen Territorry (NT) do t'i mbajë kufijtë të mbyllur për shtetet e prekura nga koronavirusi për të paktën edhe 18 muaj të tjerë (nga gushti i vitit 2020). Po që se jeni nga një vend ku virusi korona është i përhapur, ju mund të vizitoni akoma pjesët rurale të Northern Territory por duhet të karantinoheni për 14-ditë në hotel. Koston e hotelit e paguani Ju.
Ndalesat për Zonat e përcaktuara të biosigurisë janë hequr. Nëse nuk janë të mbyllura (me orar) parqet dhe zonat e mbrojtura të mjedisit, ato janë të hapura për të gjithë banorët e Northen Territory (Nt).
Kushtet dhe qasja në parqe në Northen Territory (NT) mund të ndryshoj. Kontrolloni faqet e internetit më poshtë para se t’i vizitoni:
- Rajoni Darwin
- Rajoni Katherine
- Tennant Creek dhe rajoni Barkly
- Rajoni Alice Springs
Udhëzime të reja të vetë-karantinës
Nga 15 qershori 2020, Northen Territory (NT) kaloi nga karantina e monitoruar e detyrueshme 14 ditore në 14 ditë vetë-karantinë të detyrueshme në shtëpi, në akomodimin privat ose në akomodimin e duhur me kosto personale.
Udhëzimet i gjeni këtu:
Perosnat që vijnë nga jashtë në Northen Territory, atyre do t'u kërkohet vetë karantinë 14 ditore në akomodimin të monitoruar me kosto personale.
Shkollat
- Të gjithë nxënësit e Northen Territory pritet të ndjekin fizikisht shkollën.
- Kur familjet zgjedhin të mos e dërgojnë fëmijën e tyre në shkollë, fëmija duhet të vijoj mësimin nga shtëpia.
Për më shumë informacion për shkollat e Northen Terrytory kliko:
Udhëzuesi i Rrugës në NT (Northen Territory):
Për më shumë informacion kliko:
Australian Capital Territory (Territori i Kryeqytetit Australian)
Tubimet
- Vizita shtëpiake, nuk ka kufizime
- Të gjitha tubimet publike lejojnë deri në 100 persona (1 person për 4 metra katrorë për secilën hapësirë të brendshme dhe të jashtme), përfshirë funeralet.
Më shumë informacion mbi tubimet:
Biznesi dhe aktiviteti rekreativ
- Udhëzime për bizneset ACT:
- Nga 18 Shtatori 2020, restorantet, kafenetë dhe baret e Kanberra-s mund të shërbejnë deri në 25 klient pavarësisht nga madhësia e objektit.
- Baret, pub-et dhe klubet mund të shërbejnë alkool për klientët e ulur në grupe deri në 10 persona për çdo prenotim ose tryezë pa shërbyer ushqimë.
- Tashmë lejohet trajnimet - për sport, vallëzim dhe artet marciale.
Lejohen të rihapen, duke respektuar rregullin – 1 person në 4 metër katror, (për deri në 100 persona - përfshirë stafin):
- Vendet e adhurimit dhe të ceremonive fetare.
- Kinematë dhe teatri.
- Qendrat argëtuese (të brendshme dhe të jashtme)
- Palestrat
- Pishinat
- Sporti dhe aktivitete sportive të organizuara
- Koret, grupet muzikore dhe orkestrat
- Shërbimet personale (sallonet e bukurisë, sallone tatuazhi, sallone masazhesh, etj.)
- Parqet e karvanet dhe kampet.
Shkollat
- Të gjitha shkollat publike kanë ri-filluar mësimin.
- ACT do të jetë shteti i parë që do mirëpret studentët ndërkombëtarë në muajin korrik, në përputhje me planin e qeverisë federale për studentë ndërkombëtarë.
Udhëtimi
Udhëtimi për në ACT (Territori i Kryeqytetit Australian) nga NSW ose Queensland:
Personat që kanë qenë në Zonën e “Greater Sydney” këshillohen të mos vizitojnë ose të punojnë në ambiente me rrezik të lartë, përfshirë objektet e kujdesit për të moshuarit, spitalet dhe institucionet korrektuese, për një periudhë prej 14 ditësh pas largimit nga Zona e “Greater Sydney”.
Nuk ka kërkesë për këta persona që të karantinohen.
Udhëtimi në ACT nga Viktoria:
Kushdo (përveç banorëve të ACT) që udhëton nga Viktoria do t'ju refuzohet hyrja në ACT përveç nëse keni një përjashtim nga “ACT Health”.
Hyrja në ACT nga Viktoria tani është e mundur vetëm përmes Aeroportit të Canberra-s.
Banorët e ACT që jetojnë në Viktoria, atyre u kërkohet të hyjnë në karantinë për 14 ditë pas largimit nga Viktoria. Ata duhet të njoftojnë autoritetet e ACT-së 72 orë para datës së parashikuar të udhëtimit.

Covid-19 Source: SBS
Qëndroni të paktën 1.5 metra larg nga njëri tjetri. Për kufizimet në fuqi në të gjitha shtetet dhe territoret ne Australi vizitoni :
Në Melburn është në fuqi Faza 4 e kufizimeve. Ndalim-lëvizja - Nuk lejohet dalja nga shtëpia nga ora 20.00-5.00 e mëngjesit
Lista e plotë e kufizimeve mund të gjendet këtu:
Nëse keni simptoma të ftohjes ose gripit, qëndroni në shtëpi, prenotoni një test COVID-19 duke thirrur mjekun tuaj ose kontaktoni Linjën e Informacionit të Shëndetit « Coronavirus » në numrin 1800 020 080.