Australia prezanton COVIDSafe: një aplikacion që mund t'ju njoftojë nëse keni qenë të ekspozuar ndaj COVID-19

Aplikacioni mbështetet nga qeveria dhe ka vetëm një qëllim, t'i njoftoj personat të cilët kanë qenë në kontakt me dikë të infektuar me virusin korona. Është një aplikacion telefoni inteligjent. Ja se çfarë ju duhet të dini.

A close up of the government's coronavirus tracing app.

Source: SBS

Për çfarë është krijuar aplikacioni?

Aplikacioni pritet të ndihmoj gjurmimin e rasteve të koronavirusit dhe personave të cilët vijnë në kontakt me të. Do të mundësojë identifikimin e personit që mund të kenë qenë në kontakt me një rast pozitiv, përmes të dhënave të ruajtura në telefon, pasi të dhënat janë vënë në dispozicion të autoriteteve shëndetësore.

Kontakti do të regjistrohet vetëm nëse personi afrohet brenda 1.5m, një personi tjetër me aplikacion (COVIDsafe) të hapur dhe kontakti zgjat të paktën 15 minuta.

Abonimi në aplikacionin COVIDSafe është vullnetar. Qeveria rekomandon të gjithë që të shkarkojnë aplikacionin sepse sa më shumë australianë lidhen me aplikacion, aq më shpejtë ne mund të gjurmojmë virusin.

Si do të përdorin autoritetet të dhënat e COVIDSafe?

Aplikacioni COVIDSafe u krijua për të shpejtuar procesin e tanishëm të zbulimit të personit që kanë qenë në kontakt të ngushtë me dikë të infektuar me COVID-19. Ky proces ulë shanset për të kaluar virusin te familja, miqtë dhe personat e tjerë në komunitet, pa qenë i vetëdijshëm se jeni duke e bërë këtë.

Zyrtarët shëndetësorë të shtetit dhe territorit mund të kenë qasje në informacionin e aplikacionit vetëm nëse ndokush teston pozitiv dhe pajtohet që të dhënat nga telefoni të shkarkohen. Zyrtarët shëndetësorë mund të përdorin informacionin e aplikacionit vetëm për të njoftuar personat që mund të kenë nevojë të karantinohen ose të testohen.

Aplikacioni COVIDSafe është aplikacioni i vetëm për gjurmë kontakti i aprovuar nga Qeveria Australiane. Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të

Cfarë informacioni personal ndani përmes aplikacionit COVIDSafe?

Kur përdoruesit shkarkojnë aplikacionin, ata rregjistrojnë emrin e tyre, numrin celular, kodin postar dhe moshën e tyre. Më pas ata marrin një mesazh me tekst konfirmimi për  instalim të COVIDsafe. Sistemi më pas krijon një kod unik të koduar të referencës.

COVIDSafe njeh pajisje të tjera me aplikacionin COVIDSafe të instaluar përmes Bluetooth. Kur aplikacioni lidhet me një përdorues tjetër, shënon datën, kohën, distancën dhe kohëzgjatjen e kontaktit dhe kodin e referencës të përdoruesit tjetër. Aplikacioni COVIDSafe nuk është menduar të mbledh vendndodhjen e përdoruesve.

Qeveria Australiane thotë se të dhënat janë të koduara dhe se identiteti i personit ruhet i sigurt në telefonin e përdoruesit. Të dhënat e ruajtura në celular fshihet pas një cikël rrotullimi 21-ditor. Kjo periudhë merr në konsideratë periudhën e inkubacionit COVID-19 dhe kohën që ju duhet për t'u testuar.

Cfarë ndodh kur një përdorues i aplikacionit teston pozitiv?

Kur dikush është diagnostikuar me COVID-19, të dhënat e koduara të personit nga aplikacioni do të ngarkohet në një sistem të sigurt të ruajtjes së informacionit, kjo vetëm nëse përdoruesi jep pëlqimin e tij. Zyrtarët shëndetësorë të shtetit dhe territorit do të:

• përdorin të dhënat nga aplikacioni për të mbështetur gjurmimin e tyre për COVIC-19.

• telefonojnë personin që t'a njoftojnë atë ose prindin/kujdestarin e tyre se ata mund të jenë ekspozuar

• ofrojnë këshilla si cfarë duhet bërë, përfshirë:

• si të kujdeseni

• kur, si dhe ku të testoheni

• çfarë të bëni për të mbrojtur miqtë dhe familjen nga infektimi

• Zyrtarët e shëndetësisë nuk do të emërojnë personin që është infektuar.

 Nëse jeni i shqetësuar për privatësinë e të dhënave tuaja, lexoni

 

________________________________________

Të gjithë që jetojnë në Australi duhet të qëndrojnë të paktën 1.5 metra larg nga njëri tjeri, po ashtu tubimet janë të kufizuara në vetëm dy persona përveç nëse jeni me antarë familje ose bashkëjetoni me dikë në banesë.

Nëse besoni se mund të jeni infektuar me COVID-19, telefononi mjekun tuaj (mos e vizitoni) por thirrni Coronavirus Health Information Hotline në 1800 020 080. Nëse keni pengesë me frymarrje ose nëse keni një urgjencë mjekësore, telefononi 000.

SBS është i përkushtuar të informojë komunitetet e ndryshme në Australi për zhvillimet më të fundit mbi COVID-19. Lajmet dhe informacionet janë në shërbim tuaj në 63 gjuhë të ndryshme, vizitoni .

BURIMI /SBS NEWS - DEPARTAMENTI I QEVERISE AUSTRALIANE TE SHENDETIT


Share
Published 4 May 2020 6:37pm
Updated 4 May 2020 7:38pm
Presented by Sani Kajtazi
Source: SBS News, Australian Government Department of Health


Share this with family and friends