Australia shenoi recesionin e saj të parë në 29 vite, me 7 përqind tkurrje të prodhimin e brendshëm bruto në tremujorin prill – qershor. Rritja ekonomike po ashtu shënoi rënie prej 0.3 përqind në tremujorin janar - mars, shkak në të dyja rastet është pandemia COVID-19.
" 28 vite të rritjes ekonomike zyrtarisht kanë marrë fund", tha shefi i thesari Josh Frydenberg.
"Shifrat qartë tregojnë atë që di çdo Australian, se COVID-19 ka bërë kërdi në ekonominë dhe jetën tonë si asnjëherë që kemi përjetuar më parë."
Çfarë tregojnë analizat gjatë muajve te fundit?
Shifra kryesore ekonomike konfirmojnë se rritja e përgjithshme e PBB-së, preku territorin negativ në periudhën e tremujorit të parë, midis janarit dhe marsit të këtij viti.
Tremujori tjetër (prill – qershor) po ashtu shënoi rrënie me shtatë për qind, rrënia më e madhe e registruar ndonjëherë në Australi. Për here të fundit Prodhimi i Brendshëm Bruto negativ i Australisë ishte në vitin 1974 kur ekonomia shënoi rënie prej dy përqind.
Tkurrja u ndikua kryesisht nga rënia e shpenzimeve familjare, me 12.1 përqind.
Shifrat e tremujorit të fundit nuk përfshijnë ndikimin e kufizimeve të fazës së katërt të vendosur nga qeveria Viktoriane në Melburn, e cila mbylli të gjitha bizneset jo-thelbësore në Melburn.
Si renditet Australia në krahasim me pjesën tjetër të botës?
Pavarësisht nga shifrat negative të rritjes, Australia në të vërtetë po kalon relativisht mirë krahasuar me pjesën tjetër të botës dhe veçanërisht në krahasim me vendet e tjera të zhvilluara.
Në Mbretërinë e Bashkuar, e cila zbatoi kufizime të rrepta në tremujorin e qershorit, PBB-ja shënoi rënie prej 20.4 përqind, duke e shtyrë vendin në një nga recesionet më të thella të çdo ekonomie të madhe globale.
PBB ra me pak më shumë se 9 përqind në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Gjermania dhe Kanada gjithashtu regjistruan tkurrje të ngjashme.
Scott Haslem është zyrtari kryesor i investimeve në “Crestone Wealth Management” në Sidnei.
Ai i tha SBS News se arsyeja që ekonomia Australiane është "zilia e botës" është kryesisht për shkak se ajo ishte në një pozitë të fortë fiskale para fillimit të pandemisë.
"Kanë kaluar afët 30 vite që nga recesioni ynë i fundit, kjo padyshim do të thotë që jemi një pozitë të mirë fiskale," tha ai.
"Ne kemi qenë në gjendje të sjellim një plan rimëkëmbje ekonomike më shpjet se vendet tjera”.
A mund të ishte shmangur rënia ekonomike?
John Hawkins është profesor në Universitetin e Kanberra-s. Ai thotë se që qeveria nuk mund të kishte bërë më shumë për të shmangur recesionin.
“Nuk kishte asnjë mënyrë për ta shmangur atë. Qeveria njoftoi një paketë të madhe stimuluese dhe sipas mendimit tim mund të kishte lëvizur pak më shpejt në këtë drejtim, por unë mendoj se rënia ekonomike ishte e pashmangshme", tha ai.
Çfarë do të thotë recesioni për ju?
Z. Hawkins thotë se një recesion shpesh karakterizohet si "kur fqinji juaj humb vendin e punës". Një depresion, thotë ai, është kur edhe ju humbni vendin tuaj të punës.
"Disa njerëzve do iu shkurtohet orari i punës, kurse disa të tjerë të humbasin vendine tyre të punës, kjo do të ndikoj në shumë njerëz," tha ai.
"Rritja e pagave do të jetë gjithashtu e ngadaltë për një kohë të gjatë."
Sa do të zgjasë recesioni?
Scott Haslem, zyrtari kryesor i investimeve në “Crestone Wealth Management” në Sidnei tha se ai nuk pret që ky recesion të zgjat aq e gjatë sa recesionet tjera.
"Ky nuk është një recesion financiar siç kemi përjetuar në 1991 ose që bota përjetoi në 2008 dhe 2009, kjo është vetëm një mbyllje e aktivitetit dhe ne tashmë kemi filluar të shohim disa shenja të përmirësimeve në shpenzimet e konsumatorëve," tha ai.
"Pra, është një rënie e thellë, më e thellë se ajo që kemi parë më parë, por unë mendoj se ndoshta do të dalim prej saj në gjysmën e dytë të këtij viti - më shpejt se recesionet e tjera."
Ndërsa Z. Hawkins tha se sa shpejt rigjenerohen disa pjesë të ekonomisë - të tilla si turizmi dhe sektori universitar - do të varet gjithashtu nga mënyra se si pjesa tjetër e botës përballet me virusin dhe sa shpejt kufijtë mund të rihapen.
People in Australia must stay at least 1.5 metres away from others. Check your state’s restrictions on gathering limits.
Testing for coronavirus is now widely available across Australia. If you are experiencing cold or flu symptoms, arrange a test by calling your doctor or contact the Coronavirus Health Information Hotline on 1800 020 080.
The federal government's coronavirus tracing app COVIDSafe is available for download from your phone's app store.
SBS is committed to informing Australia’s diverse communities about the latest COVID-19 developments. News and information is available in 63 languages at