Data 26 janar e Ditës së Australisë mbetet e dhimbshme dhe problematike për shumë njerëz të Kombeve të Parë

Zërat për të ndryshuar datën e festës së përkatësisë në një Australi moderne dhe multikulturore po bëhen për cdo vit gjithnjë e më të forta. Data aktuale - 26 janari - mbetet një brengë dhe jo festë, veçanërisht për njerëzit e Kombeve të Parë.

Incasiondaypic.jpg

Njerëzit marrin pjesë në tubimin e "Ditës së Pushtimit" mbajtur në Ditën e Australisë në Melbourne, më 26 janar 2018. Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në të gjithë Australinë më 26 janar në protestën e "Ditës së Pushtimit" duke bërë thirrje për një rishikim të festës kombëtare që ata thonë se është fyese për indigjenët. Credit: PETER PARKS/AFP via Getty Images

Në të gjithë vendin, 26 janari është një festë publike kur shumë komunitete ndezin skarat dhe shijojnë një ditë pushimi, që përkon dhe me fundin e pushimeve verore. Është dita kur qindra qytetarë australianë marrin nderime kombëtare për shërbimin e tyre ndaj komunitetit.



Për shumë njerëz të Kombeve të Parë, dita ka një ton shumë të ndryshëm dhe është një ditë zie dhe reflektimi, pasi shënon fillimin e pushtimit kolonial nga britanikët që rezultoi në luftë, gjenocid, racizëm dhe mizori të tjera kundër njerëzve të Kombeve të Parë për breza me rradhe.
Në këtë sfond, mijëra komunitete të reja dhe ekzistuese migrante do të festojnë marrjen e shtetësisë në Australi.

Pra, a duhet që një ditë e zhytur në konflikt dhe që shënon ardhjen e Flotës së Parë, të jetë e njëjta datë kur njerëzit me prejardhje multikulturore të festojnë unitetin nën flamurin australian? Është një pyetje me të cilën po përballen komunitetet multikulturore.

"Na duhet të kultivojmë ndjenjën e përkatësisë"

Sipas Censusit të vitit 2021, më shumë se shtatë milionë njerëz ose 29.3 për qind e popullsisë së Australisë, duke përjashtuar ata me vendlindje të pa deklaruar, kanë lindur jashtë shtetit.

Assefa Bekele, nga komuniteti etiopian i Sidney-it, ka punuar me komunitetin indigjen dhe ka interes të madh për historinë e popullit të Kombeve të Parë.

Ai thotë se është shumë e rëndësishme të kultivohet ndjenja e përkatësisë ndaj një komuniteti apo një kombi.

“Cdo individ, çdo qytetar dhe veçanërisht ata që kanë ardhur nga jashtë, si dhe australianët indigjenë që kanë jetuar këtu për më shumë se 60,000 vjet, duhet të ketë një ndjenjë përkatësie” tha zoti Bekele.

“Eshtë më mirë të ndajmë historinë, kulturën dhe gjithçka dhe të zhvillojmë me të vërtetë ndjenjën e përkatësisë dhe të bashkimit.

“Nuk kam asnjë problem me ndryshimin e datës, aspak. Australia po përparon dhe kohët po ndryshojnë, dhe njerëzit duhet të ndryshojnë me to.
Australia është një vend multikulturor dhe çdo pjesë e kulturës australiane duhet të respektohet.
Asefa Bekele
"Në fund të fundit, të gjithë ne kemi nevojë vetëm për paqe, harmoni dhe bashkim."

"Ditë e gabuar për festë"

Gavin Somers është një kantautor, dhe Aborigjen nga Butchulla dhe Gubbi Gubbi. Ai e pranon rëndësinë e të pasurit të një dite për të festuar Australinë dhe të qenit australian, megjithatë ai thotë se data aktuale është thjesht e gabuar për festë.

"Ne duhet të kemi një datë që mund ta festojmë me krenari, së bashku me aleatët tanë, të cilët janë grupe të tjera multikulturore që jetojnë gjithashtu këtu," tha z Somers.

“Është e rëndësishme që të mblidhemi së bashku dhe ta festojmë këtë ditë në një datë me të cilën mund të identifikohemi të gjithë.”

Dita e Australisë nxjerr në pah disa pyetje të vështira

Anëtari i fisit Ngarrindjeri dhe Kaurna dhe CEO i KWY - një organizatë jofitimprurëse aborigjene e drejtuar nga komuniteti, Craig Rigney, thotë se Dita e Australisë vazhdon të ngrejë pyetje të pakëndshme.
Në Ditën e Australisë, duhet të gjejmë një moment për të pyetur veten: 'Si e shohim njëri-tjetrin?'
Craig Rigney
"A e shohim veten me një të ardhme të përbashkët?" tha zoti Rigney.

“Mendoj se kjo do të përcaktojë fatet tona, të ardhmen tonë, mënyrën se si e trajtojmë veten dhe si e trajtojmë njëri-tjetrin”.
Cr Angelica Panopoulos headshot.jpg
Cr Angelica Panopoulos Credit: Angelica Panopoulos
Në disa shtete, këshillat lokalë janë shprehur kundër dhënies së shtetësisë dhe mbajtjes së ngjarjeve më 26 janar, duke përfshirë këshillin e qytetit Merri-Bek në veri të Melbourn-it të vendosur në tokat e popullit Wurundjeri Woi-Wurrung të Kombit Kulin.
Kryetarja e Këshillit të Bashkisë, Angelica Panopoulos, thotë se data e 26 janarit është e lidhur ngushtë me fillimin e luftës shekullore për njerëzit e Kombeve të Parë.
"Është dita kur në 1788 kapiteni Arthur Philip dhe Flota e Parë erdhën në Australi dhe filloi shpronësimi dhe gjenocidi," tha ajo.

“Fakti është se ne kemi ende probleme të mëdha me traumën ndër breza, racizmin sistematik dhe sistemin e drejtësisë penale që janë trashëgimi e këtij kolonizimi.

"Dhe prandaj është shumë e rëndësishme që të dëgjojmë kur njerëzit e Kombeve të Parë na thonë se 26 janari nuk është një ditë për të festuar."
Rigneynew.jpg
Z. Rigney thotë se është koha që Australia të dëgjojë dhe të mësojë nga ata që nuk janë në paqe me datën aktuale të Ditës së Australisë.
Z. Rigney i bëri jehonë kësaj pikëpamjeje, duke thënë: “Ne kemi mjaft mundësi për të mësuar dhe për të dëgjuar si komunitet dhe si komb”.


"Si pjesë e këtij komuniteti, si pjesë e këtij kombi, besoj se do të mësojmë ta pranojmë, ta duam me respekt njëri-tjetrin dhe këtë vend që ne e quajmë Australi."


Megjithatë, ai thotë që pyetja se në cilën ditë duhet të festojnë Australianët i mban ende njerëzit të mashtruar dhe të ndarë.


Ai thotë gjithashtu se caktimi i festimit të Ditës së Australisë më 26 janar është relativisht i ri dhe mbahet në mbarë Australinë që nga viti 1994.

Share
Published 23 January 2023 5:18pm
Updated 23 January 2023 5:25pm
By Sarka Pechova, Kerri-Lee Harding
Source: SBS


Share this with family and friends