Pasojat afatgjata që lë COVID-19, nga mjegullimi i trurit tek mungesa e përqëndrimit

Problemet me kujtesën, përqendrimin dhe gjumin janë simptoma të zakonshme të COVID-it të gjatë që zakonisht ndodhin brenda tre muajve nga infektimi me koronavirus.

Tired businesswoman with head in hand sitting at computer desk in office

Credit: Maskot/Getty Images

Pikat kryesore
  • Ekspertët thonë se mjegullimi i trurit është i zakonshem tek njerëzit që e përjetojnë gjatë COVID-in
  • Kjo gjendje është zakonisht e përkohshme dhe kalon vetë
  • Nëse e njëjta gjendje vazhdon për më shumë se tetë javë, konsultohuni me mjekun tuaj të përgjithshëm
  • Ekspertët thonë se stërvitja fizike dhe angazhimi në aktivitete qe stërvisin trurin, si p.sh. zgjidhja e fjalëkryqeve ose lojërat elektronike mund të ndihmojë për t’u rikuperuar më shpejt
Dianne Watts, nje menaxhere projekti me bazë në Sidney, vuri re se kishte harruar drejtshkrimin e disa fjalëve dhe nuk mund të mbante mend disa procese biznesi, pasi u rikthye në punë që nga infektimi me virusin.


"M'u desh dikush që të ulej me mua dhe të më shpjegonte proceset e punes nga fillimi," thotë zonja Watts.


Zonja Watts u infektua me koronavirus në qershor dhe beson se rasti i saj hyn ne COVID-in e zgjatur që zakonisht ndodh brenda tre muajve nga infektimi.
Organi i shëndetit publik ne NSW thotë se nuk ka asnjë test qe te konfirmojë COVID-in me pasoja afatgjata. Sidoqoftë, në mënyre që të diagnostikohet mjekët duhet të përjashtojnë sëmundje të tjera me simptoma të ngjashme.


Shqetësimet e zakonshme të COVID-it me pasoja afatgjata përfshijnë mjegullinë e trurit, humbjen e kujtesës dhe të përqendrimit, problemet e gjumit, vështirësinë në të folur, depresionin ose ankthin dhe lodhjen.


Disa shqetësime të tjera mund te jenë vështirësia në frymëmarrje, kolla e vazhdueshme, dhimbje gjoksi, dhimbje muskujsh, humbja e nuhatjes ose shijes, si dhe ethe.

Gjeni një klinikë të COVID-it me pasoja afatgjata këtu:

Çfarë është mjegullimi trurit gjatë dhe pas COVID-it?

"Mjegullimi i trurit” nuk është një term mjekësor, por përdoret përgjithësisht për të përshkruar shqetësime të natyres konjiktive, të tilla si vështirësia në të menduar, mospërqendrimi dhe dobësimi i kujtesës pas infektimit me COVID.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit për të Moshurit nuk ka statistika për rastet e mjegullimit në tru të COVID-it në Australi.

Por sipas profesorit të asociuar dhe drejtorit të Klinikës së COVID-it afatgjatë në Spitalin St Vincent në Sydney, Steven Faux, ky është një shqetësim i zakonshem tek njerëzit që kanë përjetuar COVID-in e gjatë.

Rreth 10 deri në 25 për qind e pacientëve që vijnë në klinikë raportojnë mjegullnaje mendore dhe vështirësi konjiktive prej COVID-it.

Diagnostikimi i mjegullimit në trurit si pasojë e COVID-it


Mjeku dhe neurologu me bazë në Sidney, Dr Sonu Bhaskar, thotë se diagnostikimi i mjegullimit të trurit prej COVID-19 mund të jetë i vështirë pasi është "përvoja e një individi për t'u ndjere turbullt ose që ka vështirësi për t'u përqëndruar pas rikuperimit nga COVID-19".

"Një pjesë e të mbijetuarve të COVID-19 mund të përjetojnë probleme të zgjatura neurologjike dhe konjiktive," thotë Dr Bhaskar.


Prof Faux thotë se diagnostikimi i ndjenjës së mjegullimit nuk mund të kufizohet vetëm në një faktor pasi ankthi dhe lodhja ndikojnë gjithashtu në qartësine e të menduarit.


"Kur diagnostikojme këto shqetesime, na duhet të shikojmë kontekstin ku ato ndodhin" thotë ai.


Prof Faux beson se njerëzit në punë me kërkesa të larta, siç janë sektorët ligjorë dhe të kujdesit shëndetësor, dhe ata që u kërkohet të integrojnë shumë informacione, duket se janë prekur më shumë nga këto shqetësime.


"Mjegullimi i trurit është problematik për ato profesione ku nuk mund të tolerohet asnjë humbje e vogël në përqendrim."

Çfarë duhet të bëni nëse ndjeni mjegullim te trurit pas COVID-it

Në shumicën e rasteve, simptoma e mjegullimit është e përkohshme dhe zgjidhet vetë.


"Së pari, mos u frikësoni. Nuk ka gjasa të jetë e përhershme. Jepini vetes kohë," siguron Prof Faux.

Trajtimi i shqetësimeve të tjera si ankthi ose depresioni mund të ndihmojë në përmirësimin e mprehtësisë konjiktive.

Prof. Faux këshillon njerëzit të flasin me mjekun e tyre të kujdesit shëndetësor ose mjekun e përgjithshëm nëse vazhdojnë të përjetojnë simptoma tetë javë pas infeksionit.

Shumica e njerëzve mund te përmirësohen vetë në shtëpi. Por mos e teproni me ushtrime fizike. Thjesht merreni shtruar dhe bëni stervitje të lehtë.
Dr Bhaskar shton se angazhimi në detyra që përfshijnë aktivitete që vënë trurin në punë si luajtja e lojërave elektronike, mund të ndihmojë.

Zonja Watts nuk u konsultua me asnjë mjek të përgjithshëm për shqetësimet qe kishte, por i monitoroi vetë simptomat e saj.

“Dalëngadalë iu riktheva aktivetit fizik aq sa mundesha, duke e kombinuar me një dietë të shëndetshme”, thotë ajo.

“Më pas, katër javë pas infeksionit, mjegullnaja e trurit filloi te largohej,” kujton zonja Watts.

Young businessman holding his head and pondering
Ekspertët besojnë se njerëzit në punë me kërkesa të larta mund të preken më shumë nga mjegullimi i trurit prej COVID-it. Credit: Hinterhaus Productions/Getty Images

Nevoja për kërkime të mëtejshme

Nevojiten më shumë kërkime për të matur ndikimin e saktë të COVID-19 në sisteme të ndryshme të trupit, duke përfshirë sistemin neurologjik.

Por një studim i fundit i publikuar në revisten sugjeron se disa njerëz janë më të prekshëm ndaj rreziqeve me natyrë neurologjike dhe psikiatrike, duke përfshirë mjegullimin e trurit, demencën dhe psikozën, madje edhe dy vjet pas infeksionit të tyre me COVID-19.

Më tej, nje studim i bëre nga Universiteti La Trobe dhe i botuar në tregoi se simptomat neurologjike që janë vërejtur si pasoje e COVID-it ishin të ngjashme me simptomat e sëmundjes së Alzheimerit dhe demencës.

Studiuesi qe kryesonte investigimin, Dr Nick Reynolds, i tha SBS se ilaçet e zhvilluara për të trajtuar Alzheimerin dhe demencën mund të ripërdoren për të trajtuar simptomat neurologjike pas infeksioneve të COVID-it në të ardhmen.


SBS është e angazhuar për të ofruar të gjitha përditësimet mbi COVID-19 për komunitetet shumëkulturore dhe shumëgjuhëshe të Australisë. Informohuni duke vizituar rregullisht portalin, me lajmet më të fundit në .

Share
Published 24 September 2022 8:08pm
Updated 24 September 2022 8:29pm
By Yumi Oba
Source: SBS


Share this with family and friends