Gjithçka që duhet të dini për vaksinimin kundër COVID-19 dhe për vaksinat përforcuese

Ndërsa reagimi i Australisë ndaj përhapjes së COVID-19 vazhdon mes shfaqjes së variantit Omicron, qeveria po inkurajon popullsine per t'u vaksinuar me dozat përforcuese. Ja çfarë duhet të dini.

The Coordinator General of Operation COVID Shield Lieutenant General John Frewen receives his COVID-19 vaccination booster dose at Erindale Pharmacy in Canberra, Tuesday, December 14, 2021. (AAP Image/Lukas Coch) NO ARCHIVING

The Coordinator General of Operation COVID Shield Lieutenant General John Frewen receives his COVID-19 vaccination booster dose in Canberra. Source: AAPAAP Image/Lukas Coch

Normat e larta të vaksinimit në shtetet dhe territoret e Australisë kanë lejuar rifillimin e udhëtimeve ndërkombëtare dhe heqjen e kufizimeve të izolimit.

Si rezultat, numri i rasteve pritet të rritet dhe për shkak të përhapjes së varianteve shumë infektive Omicron dhe Delta, autoritetet shëndetësore po bëjnë thirrje që njerëzit të marrin një vaksinë përforcuese për të fituar mbrojtje më të madhe ndaj virusit.

Teknologjia e krijimit te vaksinave përforcuese është e njëjtë me teknologjinë e përdorur për dozat e para dhe të dyta të vaksinave.

"Përforcuesit janë shumë të rëndësishëm për të krijuar imunitet më të fortë, veçanërisht pasi varianti Omicron ka të ngjarë të përhapet në të gjithë botën," tha në dhjetor sekretari i Departamentit të Shëndetësisë, Brendan Murphy.


Fushata për vaksinën përforcuese

Ministri Federal i Shëndetësisë, Greg Hunt, në fillim të dhjetorit nisi një fushatë mbarëkombëtare të vaksinimit përpara hapjes së sezonit festiv.

Australianët po inkurajohen që ta marrin dozën e vaksinës përforcuese sa më shpejt që të jetë e mundur mes shqetësimit se shumë njerëz të vaksinuar me të dyja dozat mund të kenë mbrojtje të kufizuar kundër variantit Omicron.

Si rezultat, Grupi Australian Teknik dhe Këshillimor për Imunizimin (ATAGI) e shkurtoi kohën e rekomanduarpër te bërë vaksinën përforcuese, nga gjashtë muaj pas vaksinimit primar në pesë muaj.

Deri në 1.5 milionë australianë tashmë mund të marrin menjëherë dozën e tyre të tretë.

Grupi Australian Teknik dhe Këshillimor për Imunizimin ATAGI ka miratuar edhe vaksinën Moderna që do të përdoret së bashku me Pfizer si vaksinë përforcuese.

Për të inkurajuar vaksinimin e popullsisë, qeveritë federale dhe shtetërore po zhvillojnë fushata te vaksinimit me dozë përforcuese në vend.

 

Dozat përforcuese për të moshuarit

Sipas grupit qeveritar të këshillimitnjerëzit e moshës 70 vjeç e lart, ata 65 vjeç e lart që vuajnë me sëmundje kronike, njerëzit me sistem imunitar të dobët dhe njerëzit e popullsise aborigjenë si dhe banorët e ishullit të ngushticës Torres nga 50 vjeç e lart me sëmundje kronike, janë në rrezik më të lartë për t’u sëmurur rëndë nëse ekspozohen ndaj koronavirusit.

Sipas statistikave të dala nga Departamentit Federal i Shëndetësisë  1,910 australianë të moshuar kanë humbur jetën nga COVID-19 që nga janari 2020.

PM Morrison received his COVID-19 booster vaccination with elderly Jane Malysiak in NSW.
PM Scott Morrison received his COVID-19 booster vaccination alongside Jane Malysiak in NSW. Source: SMH POOL
Rreziku nga infeksioni është veçanërisht më i lartë me variantet Delta dhe Omicron dhe vaksinat e ulin ndjeshëm rrezikun e sëmundjes së rëndë ose vdekjes për shkak të virusit.

Australianët e moshuar ishin ndër të parët që morën vaksinën përforcuese.

Australianët mbi 18 vjeç kanë të drejtë të marrin doza përforcuese të cilësdo vaksine, tashmë të miratuara nga qeveria.

Njerëzit që banojnë në institucionet e kujdesit për të moshuarit po ashtu mund të marrin vaksinat paraprake si dhe përforcuese.

mund të gjeni këshilla të mëtejshme në lidhje me vaksinimin e banorëve të instituteve të kujdesit rezidencial për të moshuarit, dhe mund te rezervoni dozën përforcuese te vaksinës COVID-19.

 

Vaksinimi për fëmijët

Administrata e Mallrave Terapeutike dhe Grupi Australian Teknik dhe Këshillimor për Imunizimin kanë miratuar vaksinën Pfizerpër fëmijët nga mosha pesë deri në 11 vjeç.

Ky miratim është bazuar në rezultatet e një sprove klinike të fundit që tregoi se vaksina është shumë efektive dhe se shumica e efekteve anësore janë të buta dhe kalimtare, tha ATAGI në një deklaratë.

për të caktuar datën e vaksinimit janë të hapura dhe vaksinimet do të fillojnë nga 10 janari 2022.

Vaksinat do të jenë të disponueshme përmes mjekëve të përgjithshëm, shërbimeve shëndetësore aborigjene, farmacive të komunitetit dhe klinikave shtetërore dhe territorial.
child vaccinated
Vaccinating children can help reduce community transmission and prevent them passing the virus onto the wider community. Source: Getty Images
Grupi Australian Teknik dhe Këshillimor për Imunizimin ATAGI ka rekomanduar një interval tetë-javor midis dy dozave të vaksinës, por ky interval mund të shkurtohet në tre javë në rrethana të veçanta, në varësi të zonave dhe kohëve të shpërthimit.

Fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç qe janë në rrezik mjekësor për të kaluar sëmundje të rënda, fëmijët aborigjenë dhe të ishullit të ngushticës Torres si dhe fëmijët që jetojnë ne vende te populluara me shumë njerëz ose pranë zonave të shpërthimit te virusit kanë më shumë gjasa të përfitojnë nga vaksinimi kundër COVID-19 duke patur parasysh që këta fëmije janë më të ekspozuar ndaj faktorëve të rrezikut të COVID-19, tha ATAGI.

Fëmijët në këtë grupmoshë, të cilët e kanë kaluar COVID-19 mund ta marrin vaksinën pasi të jenë shëruar nga infeksioni.

Doza e rekomanduar për fëmijët ndryshon nga doza për të rriturit. Ata do të marrin një dozë prej 10 mikrogramësh krahasuar me 30 mikrogramë për moshën 12 vjeç e lart.

Fëmijët që mbushin 12 vjeç pasi kanë marrë dozën e parë mund të kalojnë tek doza e vaksinës Pfizer për adoleshentët/të rritur, në menyre qe të kryejne kursin e tyre parësor të vaksinimit.

 

Ku mund të gjeni më shumë ndihmë?

Pasi Omicron u shpall një “variant shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, qeveria federale nisi fushatën e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e dozave përforcuese.
International students return to Australia
Booster doses provide an added layer of protection. Source: AAPAAP Image/Bianca De Marchi
Ndihmës Sekretari i Parë i Përgjigjes së Kujdesit Parësor për COVID-19, Dr Lucas De Toca shpjegoi pse dozat përforcuese janë të rëndësishme edhe pse opsionet e mëtejshme të trajtimit te virusit janë në rritje.

"Për fat të keq, nuk ka asnjë trajtim ideal kur bëhet fjalë për COVID-19," tha ai.

Vaksinat përforcuese mund të merren pesë muaj pas datës së dozës së dytë të vaksinimit paraprak dhe kjo datë është e rregjistruar në certifikatën dixhitale të vaksinimit të cdo personi te vaksinuar.

Të gjitha rezervimet për vaksinimit, përfshirë edhe vaksinimet për fëmijët nga data 15 dhjetor e në vazhdim, mund të bëhen nëpërmjet per gjetjen e klinikave qe ofrojne vaksinime.

Përditësohuni me kufizimet aktuale në shtetin tuaj nëpërmjet

Për te gjetur një përkthyes në gjuhën tuaj në lidhje me informacionet e përkthyera mbi COVID-19 nëpërmjet , telefononi 1800 131 450.

Për më shumë informacion mbi vaksinimin si dhe rezervimet për vaksinat ndaj COVID-19, telefononi Linjën Kombëtare të Ndihmës për Coronavirus në 1800 020 080.

Për informacione të mëtejshme rreth COVID-19, ju rekomandojmë të kontaktoni mjekun.

 

Për cdo këshillë te re që mund të dalë në lidhje me vaksinat, qëndroni të informuar me lajmet më të fundit duke vizituar për të ndjekur informacionet në gjuhën tuaj.


Share
Published 18 December 2021 3:52pm
Updated 18 December 2021 3:59pm
By Vrishali Jain


Share this with family and friends